
Ankorimi i një luftanijeje amerikane në pjesën greke të Qipros ka sjellë reagime të shumta nga ana e Republikës turke e Qipros Veriore.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë i ka bërë thirrje administratës amerikane që të rishikojnë politikat e tyre ushtarake.
SHBA-ja hoqi embargon e armëve ndaj administratës greke qipriote për gati 40 vjet, duke trajnuar ushtarët grekë. Në kuadër të kësaj lëvizjeje, tani luftanija “Arleigh Burke” është nën administrimin qipriot grek.
Megjithatë, kjo lëvizje e SHBA-së duket se nuk i ka pëlqyer shumë Turqisë, e cila ka reaguar sërish mbi këtë manovër.
Ministria e Jashtme turke më herët dënoi marrëveshjen midis SHBA-së dhe administratës greke qipriote që “po inkurajon armatimin e palës greke qipriote”.
“Dënojmë nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Gardës Kombëtare të Shtetit të New Jerseyt dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Administratës Greke Qipriote (GCA) në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror të Byrosë së Gardës Kombëtare, në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, pas përfshirjes së GCA-së në këtë program tetorin e kaluar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Lini një Përgjigje