
Grupi mercenar rus Wagner i është drejtuar rrjeteve sociale, Twitter dhe Facebook për të rekrutuar mjekë, operatorë dronësh dhe psikologë.
Sipas hulumtimit të kryer nga kompania e teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar “Logically” reklamat për vende pune me sa duket brenda organizatës paraushtarake kanë mbledhur rreth 120,000 shikime në të dy platformat e mediave sociale gjatë 10 muajve.
Rreth 60 postime në shumë gjuhë, duke përfshirë frëngjisht, vietnamezisht dhe spanjisht, përmbanin detaje të pozicioneve që supozohej se ishin të disponueshme në radhët e grupit Wagner.
Pagat mujore prej 240,000 rubla ose (2,538 paunt) së bashku me përfitimet duke përfshirë kujdesin shëndetësor shfaqeshin në njoftim, raporton Politico.
Gazeta tha se studiuesit nuk mund t'i atribuonin mesazhet Wagner-it "me siguri të plotë", por postimet mbartin gjurmët e milicisë dhe mbështetësve të saj, teksa shtoi se është e paqartë nëse fushatat kanë pasur ndonjë sukses.
Kreu i kërkimit në Locally Kyle Walter tha për Politico se postimet përdorin të njëjtën gjuhë si llogaritë e verifikuara më parë të Wagner. Një analizë e veçantë rezulton se grupi wagner përdor në mënyrë të hapur mwediatr sociale për të rekrutuar persona për disa poste të cilat nuk janë detyrimisht në frontin e parë të luftës.
Lini një Përgjigje