TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2023, 18:59

Rusia kërkon luftë, thirrje Serbisë të fusë ushtrinë dhe policinë në Kosovë!

Shkruar nga Pamfleti

Rusia kërkon luftë, thirrje Serbisë të fusë

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov, i ka kërkuar Serbisë që të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, Uljanov tha se rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ja rezervon Beogradit këtë të drejtë.

Për shkak të situatës aktuale në Kosovë dhe Metohi, do të ishte e dobishme të kujtojmë se në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Beogradi rezervon të drejtën për të kthyer një numër të kufizuar të policëve dhe ushtarëve të tij në atë rajon”, tha ai.

Më herët ka qenë vetë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, që ka komentuar tensionet duke pretenduar se “një shpërthim i madh mund të ndodhë në zemër të Europës”, teksa ka fajësuar perëndimin për situatën e krijuar.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur Serbia ka aktivizuar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake dhe ka dislokuar një numër ushtarësh pranë kufirit me Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se shpresonte për një zgjidhje politike të situatës së tensionuar në komunat veriore të Kosovës, por nuk përjashtoi asnjë pistë, as atë të luftës.

kosovë luftë serbia

Lini një Përgjigje