TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2024, 10:23

Amerika nuk gjen qetësi, qëllohen me armë zjarri zyrat e fushatës së Kamala Harris

Shkruar nga Pamfleti
Amerika nuk gjen qetësi, qëllohen me armë zjarri zyrat e
Kamala Harris

Zyra e fushatës së Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris në Arizona është sulmuar me armë zjarri.

Të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë shënuar drejt zyrës së fushatës zgjedhore të Kamala Harris në Arizona, sipas asaj që konfirmoi policia të mërkurën. Ata shtuan se të shtënat kanë ardhur nga persona të paidentifikuar në mesnatë.

Disa dëme nga të shtënat me armë u vunë re në zyrën e fushatës së Komitetit Kombëtar Demokratik pranë Southern Avenue dhe Priest Drive në Tempe, tha Departamenti i Policisë Tempe për New York Post.

Amerika nuk gjen qetësi, qëllohen me armë zjarri zyrat e
Pamje nga vendngjarja

“Askush nuk ishte brenda zyrës gjatë orëve të natës, por kjo ngre shqetësime për sigurinë e atyre që punojnë në atë ndërtesë, si dhe të atyre aty pranë”, tha zyrtari i informacionit publik.

Autoritetet që nxituan në zyrën e fushatës analizuan provat në vendngjarje. Në masa shtesë është forcuar siguria për punonjësit e zyrës dhe të tjerë.

Punonjësit e stafit në zyrën e fushatës së Komitetit Kombëtar Demokratik mbërritën në vend pas incidentit dhe dyshuan se të shtënat me armë mund të ishin qëlluar nga dritaret e përparme.

Lini një Përgjigje