TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2024, 08:26

"Ndaleni Netanyahun ashtu si ndaluat Hitlerin 70 vite më parë", Erdogan thirrje për sigurinë ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti

"Ndaleni Netanyahun ashtu si ndaluat Hitlerin 70 vite më

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shfrytëzoi fjalimin e tij të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën për të përmendur Gazën, si një shembull të dështimeve te sistemit të OKB-së.

“Jo vetëm fëmijët po vdesin në Gaza, por edhe sistemi i Kombeve të Bashkuara. E vërteta po vdes, vlerat që Perëndimi pretendon të mbrojë po vdesin, shpresat e njerëzimit për të jetuar në një botë më të drejtë po vdesin një nga një”, ka deklaruar Erdogan, raporton AP.

Ai ka vazhduar duke kërkuar që të ndalet lufta në Gaza teksa ka bërë sërish një krahasim mes Netanyahut dhe Hitlerit.

“70 vjet më parë, ashtu si Hitleri u ndalua nga një aleancë e humanitetit, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës duhet të ndalohet nga një aleancë e humanitetit”, është shprehur Erdogan.

Lini një Përgjigje