
Pas më shumë se 50 vitesh, Amerika ka lëshuar në hapësirë një anije kozmike, e cila ka si mision uljen në sipërfaqen e Hënës, për herë të parë që nga koha e Apollos. Raketa e quajtur "Centauri Vullkanik" u ngrit nga Florida të hënën në orën 02:18. Projekti është mundësuar nga NASA në bashkëpunim me United Launch Alliance, kompania që e ndërtoi anijen kozmike dhe konkurron tani me SpaceX.
Misioni i fundit ka krijuar polemika me komunitetin indigjen amerikan, pasi mjeti po transporton edhe hirin e disa prej aktorëve të serialit origjinal fantastiko-shkencor, "Star Trek". "Hëna është e ngulitur fort në spiritualitetin dhe trashëgiminë e kulturave indigjene, edhe tonën, ndaj vendosja e hirit njerëzor do e përdhoste këtë trup qiellor kaq shumë të nderuar nga populli ynë," tha javën e kaluar Buu Nygren, përfaqësuesi i indianëve të Navahos në Nju-Meksiko dhe Arizonë.
Lini një Përgjigje