TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2024, 10:52

Qeveria e Netanyhut në krizë, tre ministra bojkotojnë mbledhjen e kabinetit

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e Netanyhut në krizë, tre ministra bojkotojnë mbledhjen e

Përveç një popullariteti në rënie brenda vendit, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, po përballet edhe me përçarje brenda kabinetit qeveritar.

Tre ministra nga Partia e Unitetit Kombëtar të opozitës, duke përfshirë kreun e partisë Benny Gantz, refuzuan të marrin pjesë në takimin javor të kabinetit të së dielës.

Bojkoti vjen pasi një seancë e kabinetit të sigurisë të nivelit të lartë që diskutoi për të ardhmen e Gazës u shndërrua në një “arenë” ditën e enjte, pasi ministrat e krahut të djathtë dhe zyrtarët ushtarakë u konfliktuan me tone të ashpra.

Gjithashtu mijëra njerëz kanë protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Netanjahu. Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e parlamentit izraelit dhe kërkojnë largimin e Netanyahut dhe zgjedhje të menjëhershme.

benjamin netanyahu izrael palestinë gaza

Lini një Përgjigje