TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2023, 15:34

Alarm për bombë në Kullën Eifel në Paris, evakuohet zona

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në Kullën Eifel në Paris, evakuohet

Një alarm për bombë ka tronditur Parisin, duke ngjallur panik në Francë. 

Kulla Eiffel në Paris u mbyll për vizitorët të shtunën pasi u evakuua si masë paraprake pas një kërcënimi me bombë, raporton Reuters.

SETE, organi që drejton vendin, tha se ekspertët e asgjësimit të bombave si dhe policia po evakuon zonën, duke përfshirë një restorant të vendosur në një nga katet.

“Është një proçedurë e zakonshme në këtë lloj situate e cila megjithatë është e rrallë”, tha një zëdhënëse.

Vizitorët u evakuuan nga tre katet e Kullës së Eiffel dhe nga sheshi pak pas orës 13:30 me orën lokale.

Puna e ndërtimit të kullës filloi në janar 1887 dhe përfundoi më 31 mars 1889. Ajo priti dy milionë vizitorë gjatë Panairit Botëror të 1889.

alarm bombe paris kulla eifel

Lini një Përgjigje