TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 20:49

Akuzat në dosjen ‘Epstein’, lirohet nga arresti ish-Princi Andrew

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat në dosjen ‘Epstein’, lirohet nga arresti ish-Princi

Autoritetet britanike liruan pas disa orësh arrestimi ish-Princin Andrew të Anglisë, që akuzohet për dosjen “Epstein”, në lidhje me abuzimet seksuale.

Kjo është edhe fotografia e parë pas arrestimit të Andrew, që u publikua të enjten vonë, pikërisht momenti kur ai del nga departamenti pas marrjes në pyetje.

Akuzat në dosjen ‘Epstein’, lirohet nga arresti ish-Princi

“Policia e Luginës së Thames është në gjendje të ofrojë një përditësim në lidhje me një hetim për veprën penale të sjelljes së keqe në detyrën publike. Të enjten arrestuam një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolk me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. Burri i arrestuar tani është liruar nën hetim. Mund të konfirmojmë gjithashtu se kërkimet tona në Norfolk kanë përfunduar”, njoftoi policia.

Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Windsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre, në ditën e tij të lindjes, pasi sot mbushte 66-vjeç.

Ngjarja vjen pasi “Thames Valley Police” njoftoi se po shqyrton një ankesë lidhur me pretendimet për shpërndarjen e materialeve konfidenciale nga ish-princi te i ndjeri, i dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

epstein princi adrew

Lini një Përgjigje