TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 19:45

Sherr në mes të Europës, komenti i Melonit acaron Macronin: Merru me punët e tua!

Shkruar nga Pamfleti
Sherr në mes të Europës, komenti i Melonit acaron Macronin: Merru
Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Ky reagimi nuk i ka pëlqyer Macronit...

Një ‘sherr’ në distancë ka shpërthyre mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, në lidhje me vrasjen e aktivistit të ri nacionalist Quentin Deranque në Lyon.

Gjithaçka nisi pas një postimi në platformën “X” të kryeministres Meloni e cila shkroi se vdekja e aktivitstit të ri francez, pas sulmit nga grupe të ektremit të majtë, ishte një plagë për të gjithë Europën.

“Vrasja e të riut Quentin Deranque në Francë është thellësisht tronditëse dhe trishtuese. Vdekja e një të riu në të njëzetat e hershme, i sulmuar nga grupe të lidhura me ekstremizmin e krahut të majtë dhe i përfshirë nga një klimë urrejtjeje ideologjike që përfshin disa kombe, është një plagë për të gjithë Evropën. Asnjë ide politike, asnjë opozitë ideologjike nuk mund ta justifikojë dhunën ose ta transformojë përballjen në agresion fizik. Kur urrejtja dhe dhuna zëvendësojnë dialogun, demokracia gjithmonë humbet”, shkroi Meloni në ‘X’.

Por ky reagimi nuk i ka pëlqyer Macronit i cili gjatë një deklarate për mediat nga India, nuk la pa e ‘thumbuar’ Melonin. Ai deklaroi se disa njerëz nuk shqetësohen për problemet në vendin e tyre, por në momentin që diçka ndodh diku tjetër, ata janë të parët që reagojnë.

"Gjithmonë më bën përshtypje fakti që nacionalistët, të cilët nuk duan të shqetësohen në vendin e tyre, janë të parët që komentojnë për atë që ndodh diku tjetër. Nëse të gjithë do të merreshin me punët e veta, gjërat do të ishin shumë mirë", tha Macron me shaka nga New Delhi.

Disa orë pas deklaratave të presidentit francez, burime në Palazzo Chigi shprehën  "habinë" e tyre nga fjalët e Macron.

"Është thjesht e paqartë pse Macron shqetësohet nga dënimi i justifikueshëm i Giorgia Melonit për vrasjen brutale të Quentin Deranque, viktimës së një komandoje antifashiste në Lyon që i mori jetën, duke lënë një shenjë të thellë në të gjithë Evropën", thuhej në reagimin e Palazzo Chigi.

Më vonë, Carlo Fidanza, kreu i delegacionit të Vëllezërve të Italisë-ECR në Parlamentin Evropian, u mundua që të sqaronte deklaratën e Melonit, duke thënë se ajo nuk sulmoi qeverinë franceze por thjeshtë shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e jetës së një të riu. Më tej ai shtoi se rasti i aktivistit francez, ishte i njëjtë me atë të Charlie Kirkut në SHBA, i cili u vra për bindjet e tij politike.

"Kryeministrja jonë nuk e sulmoi qeverinë franceze, por shprehu afërsinë e saj me popullin dhe familjen e viktimës, duke denoncuar dhunën dhe urrejtjen politike që po përhapet në të gjithë kontinentin. Ndarja në këtë pikë është sinqerisht e pakuptueshme. Dëshirojmë t'i shprehim Presidentit francez Macron solidaritetin tonë me Francën dhe popullin francez pas vrasjes tragjike të njëzet e tre vjeçarit Quentin Deranque nga terroristët antifashistë. Ngushëllimet tona janë një gjest miqësie, jo ndërhyrjeje. Vdekja e tij na ka prekur veçanërisht, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e dhunës politike nga neokomunistët në Itali.  Ne gjithashtu vlerësojmë guximin e institucioneve franceze në kërkesën për uljen e toneve dhe përjashtimin e mbështetësve pro-terroristë nga partitë politike. Kombet që përjetuan epokat e errëta të Viteve të Plumbit duhet të mbeten vigjilente. Kur një njeri vritet për bindjet e tij politike, siç i ndodhi Kirkut në SHBA, bota e lirë thirret të mbrojë pluralizmin dhe demokracinë: ideve duhet t'u përgjigjemi me ide, ne e dimë këtë, por një e majtë e caktuar antifashiste ende nuk e ka mësuar këtë”, tha ai ndër të tjera. 

Aktivisti i ekstremit të djathtë vdiq pasi mori goditje në kokë gjatë një përleshjeje jashtë një konference ku merrte pjesë eurodeputetja e partisë së majtë France Unbowed,  Rima Hassan,  në një universitet në Lyon, qyteti i tretë më i madh i Francës.

Kryeprokurori i Lyon tha më vonë të enjten se shtatë persona, përfshirë një asistent parlamentar për një ligjvënës të Partisë France Unbowed, po hetoheshin zyrtarisht për këtë rast. Tre nga të dyshuarit thanë se ishin ose kishin qenë të lidhur edhe me grupe "ultra të majta". Disa pranuan se morën pjesë në një përleshje, por të gjithë mohuan se qëllimi i tyre ishte të vrisnin Deranque, tha prokurori.

Macron tha se ekstremet politike të vendit duhet të vënë rregull në shtëpitë e tyre pas vrasjes. “Nuk ka hapësirë ​​në Francë për lëvizje që miratojnë ose legjitimojnë dhunën”, u tha Macron gazetarëve gjatë një udhëtimi në Indi.

Kryebashkiaku i Lionit, Grégory Doucet, u bëri thirrje të enjten autoriteteve të ndalojnë një marsh në mbështetje të aktivistit të vdekur që ishte organizuar për të shtunën./Pamfleti

meloni macron sherr

Lini një Përgjigje