Mbi 40 anije me aktivistë nga 40 vende u nisen drejt Gazës me ndihma humanitare, por u ndaluan nga marina izraelite në ujëra ndërkombëtare. Izraeli i quan veprime të ligjshme. Aktivistët flasin për pirateri moderne. Bota hesht!
Flotila për Gazën nuk është një ngjarje humanitare e zakonshme. Nuk është thjesht dërgim ndihmash apo transport çantash me ilaçe. Është një akt i qartë dhe i guximshëm rezistence civile ndërkombëtare kundër bllokadës së egër izraelite ndaj Gazës, një bllokadë që ka shndërruar 2.3 milionë palestinezë në të burgosur pa dëshmi. Këtë herë, rreth 40 anije me flamuj të 40 vendeve u nisen nga portet europiane me rreth 200 ton ndihma për Gazën. Por në vend që të priteshin nga një port i lirë, u përballën me bordimin e flotës ushtarake izraelite.
Operacioni izraelit nuk ndodhi në ujëra të Gazës apo të Izraelit, por në ujëra ndërkombëtare. Kjo e bën veprimin jo vetëm të kontestueshëm, por sipas disa juristëve, të paligjshëm sipas konventave detare. Ndërhyrja ndodhi pa paralajmërime të qarta dhe me synim ndalimin total të flotilës. Të paktën 21 anije u bllokuan dhe aktivistët, mes tyre italianë, u arrestuan dhe tani rrezikojnë deportim.
Në total, janë 22 shtetas italianë që janë ndaluar nga forcat izraelite dhe po përballen me procedura të dëbimit. Eurodeputetja italiane Benedetta Scuderi, pjesë e misionit, deklaroi se kjo ishte "pirateri moderne", dhe se akti ndodhi në kundërshim të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Izraeli, nga ana e tij, i justifikon veprimet me pretendimin se flotila mund të përdorej nga Hamas për furnizime, ndonëse nuk ofron asnjë provë konkrete dhe nuk lejon hetim të pavarur në anijet e ndaluara. Në thelb, bota po sheh një palë të fuqishme të ndalojë ndihmën humanitare për një popullsi në uri dhe vuajtje, pa pasur asnjë llogari politike apo ndërkombëtare. Veprimi i flotilës, pavarësisht nga rezultati, e zhvesh Izraelin nga alibia se lufta është vetëmbrojtje dhe e tregon si fuqi që ushtron kontroll total në mënyrë brutale edhe mbi ndihmat.
Shqetësimi më i madh qëndron te heshtja e vendeve perëndimore. Italia, ndonëse me qytetarë në bord, reagoi me gjuhë burokratike. BE nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë për ngjarjen, ndërkohë që vendet arabe e shohin flotilën si simbolikën që Perëndimi ka humbur moralin. Nga Turqia te Irlanda, nga Norvegjia te Amerika Latine, protestat po rriten, por diplomacia hesht.
Rrallë herë ndihma humanitare ka pasur një peshë kaq politike. Flotila e Gazës është provë se nëse shtetet heshtin, shoqëria civile nuk do rrijë duarkryq. E nëse Izraeli bën pirateri në mes të Mesdheut, do jetë historia ajo që do ta gjykojë, por tani për tani, ajo po ndodh në sy të gjithë botës, dhe askush s'po guxon ta ndalë./Pamfleti
ku jane keta aktivistet e trapit kur behet fjale per mijera te krishtere te vrare barbarisht ne Siri, Irak, Liban, Nigeli, Kongo,,ku jane keta aktiviste te trapit kur behet fjale per mijera druze, alevite, yazide te vrare barbarisht ne Siri,,,apo lajmi i madh eshte kur ka brenda dicka per te peshtyre mbi Israelin,,,fare e keqe komunisto-homoseksuale,bastarde te races njerezore.
Rrac e keqe shum çifutët e m...kriminelë.