
Papa Françesku dënoi sot sulmin në një sallë koncertesh pranë Moskës ku mbetën të vrarë mbi 130 persona, si një "akt të tmerrshëm" që fyen Zotin.
Në fjalën e tij pas meshës në sheshin e Shën Pjetrit me rastin e festës së Palmave para Pashkëve Papa tha se lutjet e tij janë për viktimat dhe familjarët e tyre.
“Lutem për viktimat e sulmit të tmerrshëm terrorist në Moskë. Zoti i pranoftë në paqen e tij, i ngushëlloftë familjet e tyre dhe i ktheftë zemrat e atyre që kryejnë ato akte çnjerëzore që fyejnë Zotin”, tha Papa.
Ai përsëri bëri thirrje për lutje për të gjithë ata që vuajnë në luftëra, duke theksuar atë Ukrainë dhe në rripin e Gazës.
Lini një Përgjigje