TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2023, 21:17

Aksidenti tragjik në Itali, mes viktimave edhe një shqiptar; mjeku 40-vjeçar në krye të detyrës kur ambulanca u përplas me autobusin

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Itali, mes viktimave edhe një shqiptar; mjeku

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar.

Detaje të reja kanë dalë nga aksident i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në Itali, ku një ambulancë është përplasur me një autobus fëmijësh brenda një tuneli që lidh Urbinon dhe Fermignanon.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar. Sipas informacioneve të 4 viktimat po udhëtonin brenda ambulancës e cila mori flakë pas përplasjes.

Aksidenti tragjik në Itali, mes viktimave edhe një shqiptar; mjeku

Mësohet se viktimat janë, Sokol Hoxha, një mjek 40-vjeçar me origjinë shqiptare, Stefano Sabbadini, shoferi i ambulancës Potes, 59 vjeç nga Fossombrone, Cinzia Mariotti, një infermiere nga Acqualagna që punon për Potes of Fossombrone dhe Alberto Sergilippi, një pacient 85 vjeç që po transportohej për në Urbino.

Fatmirësisht të gjithë fëmijët në autobus ishin të padëmtuar, edhe pse në gjendje shoku. Ndërkohë vetëm dy prej tyre, fëmijë të moshës 3 dhe 8 vjeç që ndodheshin në autobus u dërguan në spital për kontrolle, pasi kishin shenja mavijosje. Drejtuesi i autobusit ka mbetur i plagosur lehtë, por pa pasoja të rënda.

Aksidenti tragjik në Itali, mes viktimave edhe një shqiptar; mjeku

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane aksidenti ka ndodhur rreth orë 16:00 dhe dy mjetet janë përplasur kokë më kokë. Pas aksidentit tuneli u mbyll për të lejuar mbërritjen e ndihmës: një helikopter, disa ambulanca dhe zjarrfikës po operojnë në vend për të frenuar zjarrin dhe renë e tymit që u shfaq brenda tunelit, pasi ambulanca mori flakë.

Aksidenti tragjik në Itali, mes viktimave edhe një shqiptar; mjeku

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që solli aksidentit fatal që ju mori jetën 4 personave.

Lidhur me aksidentin ka reaguar dhe presidenti i provincës, Pesaro, Giuseppe Paolini, i cili e quajti aksidentin një tragjedi, teksa shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Është një tragjedi e madhe që trishton thellësisht të gjithë. Jemi të shokuar dhe në mosbesim. Tani Anas po vazhdon me kontrollet në tunelin që është mbyllur. Provinca ka ofruar të gjithë bashkëpunimin e mundshëm. I shprehim ngushëllimet tona të thella familjeve të viktimave në këtë moment të madh dhimbjeje”, tha presidenti i Provincës Pesaro, Giuseppe Paolini.

asident itali

Lini një Përgjigje