
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në Kroaci. Dy automjete janë përplasur në autostradën A1, në afërsi të daljes së Ravçes në drejtim të Dubrovnikut, ku si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë ndërruar jetë tre persona.
Gjithashtu raportohet se dy persona janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat raportojnë se në vendngjarje ndodhen disa zjarrfikëse dhe ambulanca.
Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Autostrada mes Zagvozdit dhe Ravçës në drejtim të Dubrovnikut është mbyllur për orë të tëra.
Lini një Përgjigje