
Rusia thotë se i duhen veprime, jo premtime, nga Shtetet e Bashkuara për të përmbushur kushtet që ka vendosur për t’u kthyer në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.
Moska u largua nga marrëveshja më 17 korrik pasi tha se nuk ishte bërë mjaftueshëm për të hequr pengesat ndaj eksporteve të saj të ushqimit dhe plehrave, shkruajnë mediat e huaja.
“Nëse duan të kontribuojnë në përmbushjen e pjesës së marrëveshjes së grurit që i takon Rusisë, amerikanët duhet ta përmbushin atë, jo të premtojnë se do të mendojnë për të. Sapo të bëhet kjo, kjo marrëveshje do të rinovohet menjëherë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Lini një Përgjigje