TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2024, 10:50

Aksident i rëndë ajror në Ukrainë, avioni rus rrëzohet pranë kufirit; raportohet për 65 viktima

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë ajror në Ukrainë, avioni rus rrëzohet

Një avion ushtarak rus është rrëzuar pranë kufirit me Ukrainën. Deri më tani raportohet për 65 viktima por ende nuk është verifikuar numri i saktë.

Pamjet dramatike tregojnë se përplasja pranë Belgorod shkaktoi një zjarr masiv. Shkaku i rrëzimit dhe shpërthimit mbeten të panjohura.

Aktualisht, një ekip hetimor dhe punonjës të Ministrisë së Situatave të Emergjencave po punojnë në vend”,  tha guvernatori i Belgorod Vyacheslav Gladkov.

Përplasja ndodhi afër fshatit Krivoy Khutor në rrethin Korochansky, rreth 57 milje nga kufiri me Ukrainën dhe 40 milje në verilindje të Belgorod.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se personat në bord përfshinin anëtarë të kapur të forcave të armatosura të Ukrainës. Guvernatori, Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti” por nuk dha detaje të mëtejshme.

ukrainë rusi

Lini një Përgjigje