Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi, në aksin rrugor Larisa-Agia, ku kanë humbur jetën dy persona.
Mediat greke raportojnë se si pasojë e përplasjes së 4 automjeteve mbetën të vdekur dy persona, 35 dhe 65 vjeç. dhe u plagosën tre të tjerë, ndërkohë njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Automjetet e përplasura janë një kamion, një automjet, një traktor si dhe një makinë pasagjerësh.
Fillimisht aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori, të cilat shkuan në drejtim të kundërt duke u përplasur me dy automjete të tjera, shkruan prothotema.gr.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje