TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2024, 21:51

Shembja e tendës në stacionin e trenit në Serbi, reagon kompania që e rikonstruktoi

Shkruar nga Pamfleti
Shembja e tendës në stacionin e trenit në Serbi, reagon kompania

Nga shembja e pjesshme e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad mbetën të vdekur 14 qytetarë.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, falënderoi ekipet e kërkim shpëtimit dhe qytetarë vullnetarë të cilët punuan papushim për të shpëtuar qytetarët që ishin nën rrënoja.

Vuçiç kërkoi nga Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë që personat përgjegjës për këtë, të dënohen ashpër.

“Kur them Qeverinë e Serbisë, kam parasysh përgjegjësinë politike, por edhe penale”, tha Vuçiç.

Ai deklaroi se është e pabesueshme që gjithçka është rinovuar, dhe se vetëm tenda nuk është rinovuar pas 60 vitesh.

Konsorciumi i kompanive kineze CRIC-CCCC njoftoi se mbulesa e betonit e stacionit hekurudhor që u shemb sot në Novi Sad, nuk ishte objekt i punimeve në kuadër të rikonstruksionit të stacionit, në përputhje me lejen e ndërtimit të miratuar.

Lini një Përgjigje