TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2024, 21:25

Pas Ukrainës, Trump kthen sytë nga Lindja e Mesme: Duhet t'i japim fund konfliktit në Liban!

Shkruar nga Pamfleti

Pas Ukrainës, Trump kthen sytë nga Lindja e Mesme: Duhet t'i

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmendi luftën në Lindjen e Mesme dhe konkretisht konfliktin në Liban, gjatë një tubimi elektoral, teksa theksoi se duhet ai duhet mbyllur sa më parë.

Në veçanti, kandidati republikan duke folur para një auditori që përfshinte arabo-amerikanë në shtetin e Miçiganit tha se ai do t’i jepte zgjidhje kësaj çështje.

"Unë njoh shumë njerëz nga Libani dhe ne duhet t'i japim fund të gjithë kësaj gjëje", tha Trump.

Ish-presidenti amerikan në një pjesë tjetër të fjalës së tij deklaroi se ka njerëz në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara që nuk po bëjnë punën e tyre për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Ndërkohë që më herët, Trump ka premtuar se në 24 orët e para të presidencës së tij, do t'i japë fund luftës së Rusisë me Ukrainën. 

Lini një Përgjigje