
Agjencitë funerale në Rusi kanë refuzuar të zhvillojnë ceremoninë e lamtumirës për liderin e ndjerë të opozitës ruse, Alexey Navalny.
Zëdhënësja e të ndjerit, Kira Yarmysh, deklaroi se prej disa ditësh po kërkon një agjenci funerali publike apo private por askush nuk pranon.
“Që nga e hëna ne kemi kërkuar një vend ku mund t’i themi lamtumirë Alexey. Ne thirrëm shumicën e agjencive funerale private dhe publike por ata kanë refuzuar”, shkroi Yarmysh në X.
Sipas saj, ato kanë pretenduar se hapësira është e zënë ose i kanë refuzuar sapo përmendet emri i Navalny.
Të hënën, Yarmysh njoftoi se ceremonia publike e lamtumirës për Navalny do të mbahet në fund të javës.
Lini një Përgjigje