TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2024, 13:25

NATO përgënjeshtron Macronin: Nuk kemi plan të dërgojmë trupa në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

NATO përgënjeshtron Macronin: Nuk kemi plan të dërgojmë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përgënjeshtruar presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me dërgimin e trupave në Ukrainë.

Ai tha për "Associated Press" se aleanca ushtarake nuk ka plane të ndërmarrë një hap të tillë.

“Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën. Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe jemi rritur pas pushtimit në shkallë të gjerë. Por nuk ka plane për trupat luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Ditën e djeshme, zyrtarë të lartë nga 20 vende të botës diskutuan opsionet për të rritur ndihmën për Ukrainën.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico u shpreh se po mendohet nëse do të arrihet një marrëveshje për të dërguar trupa në Ukrainë për ta ndihmuar të përballojë pushtimin rus.

Ai tha se qeveria e tij nuk po planifikon të propozojë dërgimin e ushtarëve sllovakë, por nuk dha detaje se cilat vende mund të konsiderojnë marrëveshje të tilla, apo çfarë do të bëjnë trupat në Ukrainë.

Kujtojmë se presidenti i Francës Emmanuel Macron, tha ditën e djeshme se refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, megjithëse theksoi se nuk ekzistonte konsensus për këtë hap.

Lini një Përgjigje