TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2023, 08:40

Aeroporti i Frankfurtit nën pushtetin e ujit, anulohen dhjetëra fluturime për shkak të përmbytjeve

Shkruar nga Pamfleti

Aeroporti i Frankfurtit nën pushtetin e ujit, anulohen dhjetëra

Anulimet e fluturimeve dhe vonesat e gjata për shkak të përmbytjeve në pistën e aeroportit të Frankfurtit lanë qindra udhëtarë të bllokuar në një nga aeroportet më të mëdhenj të Gjermanisë.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ujërat kanë përmbytur pistën si pasojë e së cilës pasagjerët nuk kanë mundur të zbresin nga avioni që tashmë ishte ulur.

Rreth 70 fluturime u anuluan gjithsej në aeroportin e Frankfurtit për shkak të shirave të dendur dhe disa goditjeve të vetëtimave në Gjermaninë qendrore të mërkurën.

Videot nga aeroporti i Frankfurtit që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë avionë në ujë. Shërbimi gjerman i motit (DËD) kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi të mërkurën mbrëma për të gjithë shtetin e Hessen.

Lini një Përgjigje