Dihet se kontrolli i armëve e ka përçarë politikën amerikane për rreth 60 vjet, që kur kinemaja dhe gazetaria e futën dalë ngadalë në krizë modelin e njeriut, i cili është gjithmonë i armatosur dhe i gatshëm të mbrojë me armë në dorë të drejtat e tij.
Shumë njerëz po pyesin se përse po zhvillohet samiti jo zyrtar i BE-së në Budapest. Të premten, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u ftuan në shtëpinë e Viktor Orbán. Disa zëra dashakeq, spekuluan se ata shkuan atje për ta qortuar dhe mbyllur gojën kryeministrit hungarez.
Në fakt, vetëm Orbán dhe kryeministri sllovak Robert Fico, deklaruan që në fillim të konfliktit në Ukrainë, se politikat e BE-së kishin ndjekur linjën e industrisë së armëve, të rekomanduara nga fuqitë financiare perëndimore.
Të njëjtat fuqi financiare, të cilat dhe aq fshehurazi, sponsorizuan fillimisht presidencën e Joe Biden në SHBA, dhe më pas fushatën elektorale të Kamala Harris. Nuk është rastësi që pati dy atentate (në Pensilvani dhe Florida) ndaj Donald Trump gjatë fushatës presidenciale.
Sipas disa njerëzve të mirë-informuar brenda NRA-së (Shoqatës Kombëtare të Armëve), pati një përçarje të madhe gjatë fushatës së fundit zgjedhore, për shkak të mbështetjes së një pjese për demokratët dhe të tjetrës për republikanët.
Efekti “Trump”, ishte më i frikshmi për bankat e mëdha perëndimore që mbrojnë investitorët
e mëdhenj në industrinë e armëve. Në fakt, ai premtoi se në mandatin e tyre do t’i japë fund konflikteve nëpër botë, dhe mbi të gjitha do të ndihmojë kompanitë prodhuese amerikane, që
nuk janë të angazhuara në prodhimin e armëve.
Një angazhim, për të cilin presidenti i ri i SHBA-së u shpreh edhe më i vendosur pas 2 atentateve ndaj tij, duke u zotuar për vendosjen e kufizimeve mbi shitjen dhe përdorimin e armëve, në një masë të tillë që asnjë president (republikan apo demokrat) nuk ia ka lejuar ndonjëherë vetes që t’i përmendë, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë.
Kësaj i duhet shtuar fakti, se për vite me radhë presidenti rus Vladimir Putin, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po ndjek një politikë financiare të dyfishtë: zyrtarisht BE-ja promovon politika ekologjike ekstreme dhe një fasadë pacifizmi, por nga ana tjetër e promovon industrinë e luftës në dëm të prodhimit tradicional.
Sot, akuzat e Putinit mund të dëgjohen pikërisht në presidencën e re Trump, duke promovuar paqen e qëndrueshme në Ukrainë, dhe mbi të gjitha duke hedhur dritë mbi gënjeshtrat që mbështetën rizgjedhjen e Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Evropian.
Nuk është rastësi që në Budapest ishte i pranishëm edhe Mario Draghi, një teknokrat italian me lidhje të forta me industrinë bankare. Industria globale e armëve ka një xhiro totale vjetore prej mbi 600 miliardë dollarësh, dhe ekspertët vlerësojnë se është në rritje të vazhdueshme.
Sepse shpenzimet ushtarake globale, janë një nga faktorët që nuk kanë përjetuar asnjëherë rënie. Kjo ishte një nga arsyet, pse Draghi e këshilloi BE-në të braktiste prodhimin dhe bujqësinë dhe të fokusohet tek armët dhe ekologjia e fasadave.
Megjithatë, në SHBA buxheti i industrisë së armëve është 238 miliardë dollarë: shifra rekord e të gjitha kohërave u arrit në vitin 2023, pikërisht gjatë presidencës Biden, dhe nga këtu buron edhe angazhimi i një pjese të rëndësishme të NRA-së për të mbështetur kandidaturën e Kamala Harris.
Në Itali lobi i armëve përfaqësohet nga ANPAM, që publikon çdo vit të dhënat për fitimet e veta vjetore. Kjo kompani ka një vlerë ekonomike prej rreth 7.5 miliardë euro, me një peshë prej 0.42 për qind të PBB-së italiane.
Dihet se kontrolli i armëve e ka përçarë politikën amerikane për rreth 60 vjet, që kur kinemaja dhe gazetaria e futën dalë ngadalë në krizë modelin e njeriut, i cili është gjithmonë i armatosur dhe i gatshëm të mbrojë me armë në dorë të drejtat e tij.
Pas dy sulmeve, është Trump, ai që po premton kufizime, të cilat demokratët as që do të kishin guxuar t’i mendonin. Që nga vitet 1960, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përçara në lidhje me shitjen e lehtë të armëve të zjarrit. Pas sulmeve ndaj tij, Trump deklaroi publikisht gjatë një tubimi elektoral se nuk kishte frikë nga lobi i armëve.
Sigurisht që ai e rindezi debatin, dhe të mos harrojmë që në Teksas lejohet ende nga ligji federal mbajtja e një ame në brez në ambiente publike. Sot në SHBA, edhe pacifistët po pyesin nëse në krye është ngjitur një president i aftë për ta vënë në pikëpyetje Amendamentin e Dytë të Kushtetutës së SHBA-së, që u garanton të gjithë amerikanëve të drejtën për të zotëruar armë për qëllime mbrojtëse.
Sigurisht, ky projekt i Trumpit ka shkaktuar pakënaqësi edhe tek republikanët, sepse ata i druhen firmosjes së një “urdhri ekzekutiv” nga Shtëpia e Bardhë, që duke anashkaluar Kongresin, do të vendoste kufizime të mëdha mbi industrinë e armëve.
Nisma e Trump, do të shkaktonte një siklet të madh, si për kongresmenët dhe senatorët republikanë ashtu edhe ata demokratë. Deputetët republikanë morën rreth 26 milionë dollarë financime për fushatën nga NRA, ndërsa afro dyfishi i kësaj shume shkoi për demokratët.
Dihet se nën presidencën e demokratëve, SHBA-ja arriti të zërë 1/3 e tregut botëror të armëve. Ndërkohë, Franca konfirmohet si vendi kryesor i Bashkimit Evropian në industrinë e luftës, dhe ne e dimë se presidenti Emmanuel Macron, synon që të vendosë udhëheqësit e tij ushtarakë në krye të mbrojtjes së BE-së.
Por paqja e supozuar me Rusinë, i prish planet e fuqive politiko-financiare evropiane. Edhe një herë, Von der Leyen dhe Macron po mbështeten nga lobet e fuqishme demokrate në SHBA, të cilët përmes gazetave dhe televizioneve, e kanë përkrahur opozitën ndaj qeverive evropiane të qendrës së djathtë, që janë të interesuara të distancohen nga luftërat.
Udhëheqësit e BE-së, gjenden aktualisht në vështirësi të mëdha, nga frika se efekti “Trump”, mund t’i lejojë gjithashtu vendet e monitoruara më nga afër nga Komisioni i BE-së (si Italia dhe Hungaria) që të distancohen nga sanksionet e Brukselit, detyrimet dhe pajtueshmëria me rregulloret. Pra mund të kemi fundin e një epoke, por edhe fillimin e një Evrope të re./ Përshtati "Pamfleti" Nga “Opinione.it”
Lini një Përgjigje