
Një 22 vjeçar ka kryer vetëvrasje në qendrën e riatdhesimit Ponte Galeria në Romë. Vetëvrasja e tij ka shkaktuar trazira në kampin e azilkërkuesve të cilët u ngritën në protesta kundër kushteve të jetesës.
Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea u gjet i vetëvarur dhomën ku qëndronte, ndërsa para aktit të rëndë kishte shkruar edhe një letër mallëngjyese ku kërkonte që trupi i tij të dërgohet në Afrikë pranë nënës së tij.
“Ushtria italiane nuk kupton asgjë përveç parave, më mungon shumë Afrika dhe nëna ime, ajo nuk duhet të qajë për mua”, ka shkruar 22 vjeçari në letrën e fundit.
Kjo ngjarje ka shkaktuar përplasje mes azilkërkuesve me policinë. Disa prej tyre u përpoqën të thyenin një prej dyerve të hekurit, hodhën gurë drejt stafit të qendrës së riatdhesimit dhe tentuan t’i vinin flakën një makine. Për pasojë nga përplasjet, mbetën të plagosur 2 karabinierë dhe një oficer ushtrie.
Më pas situata u rikthye në normalitet. Në trazira morën pjesë rreth 60 protestues.
Lini një Përgjigje