TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 16:04

Sulm makabër në festivalin muzikor në Izrael, gjenden mbi 200 viktima 

Shkruar nga Pamfleti

Sulm makabër në festivalin muzikor në Izrael, gjenden mbi 200

Nuk ka fund tmerri në Izrael pas sulmit të grupit islamik palestinez Hamas, më i madhi në vitet e fundit.

Sipas informacioneve, më shumë se 200 trupa janë gjetur në festivalin muzikor në jug të Izraelit, pranë Rripit të Gazës. Fatkeqësisht, jo të gjithë arritën të shpëtonin. Mësohet se të paktën 10 gra janë rrëmbyer.

Më shumë se 370 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2200 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Palestinw, nga sulmet izraelite.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 370 palestinezë janë aktualisht të vdekur dhe 2200 të tjerë të plagosur në Rripin e Gazës.

Kjo është një rritje krahasuar me numrin e mëngjesit të sotëm prej 313 të vdekur dhe pak më pak se 2 mijë të plagosur.

Izraeli tha se kishte kryer më shumë se 400 sulme në Rripin e Gazës, kryesisht duke synuar infrastrukturën e Hamasit. Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi qytetarët e Rripit të largohen nga rajoni pasi trupat e tij do t'i kthenin zonat "në rrënoja".

Lini një Përgjigje