TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2025, 15:18

Tërmet i fortë në Greqi, tronditet edhe Turqia; Santorini në panik, mbi 200 mikro-tërmete për 1 javë

Shkruar nga Pamfleti

Tërmet i fortë në Greqi, tronditet edhe Turqia; Santorini në

Një tërmet i i fortë është regjistruar në Santorini dhe Amorgos mesditën e së martës, 4 shkurt.

Konkretisht, tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 15:04, 22 km në juglindje të Arkesinit, Amorgos, me thellësi fokale 13.2 km.

Ky tërmet ka tronditur edhe Turqinë. Sipas të dhënave të shërbimeve të emergjencës turke, AFAD, magnituda e tërmetit të ndodhur ishte i shkallës 5.2.

Observatori Kandili bëri të ditur magnitudën e tërmetit 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Santorini prej ditësh është në qendër të vëmendjes për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik që është vënë re. Mbi 200 mikro-tërmete janë regjistruar që nga 24 janari, me magnitudën më të madhe që ka arritur 4.9 të shkallës Rihter, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Ky zhvillim nuk është i rastësishëm, pasi shkëmbinjtë vullkanikë që përbëjnë gjeologjinë e Santorinit luajnë një rol vendimtar në sizmicitetin e ishullit.

Santorini është produkt i shpërthimeve vullkanike që i dhanë formë relievit të tij unik gjeologjik. Shkëmbinjtë bazë të ishullit përfshijnë andezitin, dacitin, bazaltin dhe pozolanën (shtuf) . Shpërthimet e njëpasnjëshme gjatë shekujve lanë pas shtresa të hirit vullkanik dhe materialeve piroklastike, ndërsa dhomat e magmës nënujore mbeten ende aktive.

 

Lini një Përgjigje