Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar lidhur me kërcënimet e SHBA për tarifat ndaj BE. Ai ka theksuar se Britania nuk zgjedh midis BE dhe SHBA.
Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të godiste BE-në me tarifa "shumë shpejt" pasi t'i zbatonte ato në Kinë dhe pasi shtyu vendimin për taksat shtesë ndaj Meksikës dhe Kanadasë.
Por kur Starmer u pyet se si do të balanconte krijimin e lidhjeve më të ngushta me BE-në, por edhe me SHBA-të dhe Trump në krahun tjetër, ai tha se të dyja marrëdhëniet ishin të rëndësishme.
"Kjo për mua nuk është e re," tha ai gjatë një konference për shtyp dje në Bruksel.
“Unë mendoj se kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë kështu edhe për shumë e shumë vite në vijim”, shtoi Starmer.
Lini një Përgjigje