
Ministri i Jashtëm italian dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri Antonio Tajani, ka deklaruar se Italia nuk është e përgatitur të ndajë 5% të PBB-së së saj për shpenzimet ushtarake, siç kërkon presidenti amerikan Donald Trump.
"Ne jemi të prirur të arrijmë 2% të PBB-së për shpenzimet ushtarake, por jo 5%. Vendi ynë dërgon numrin më të madh të ushtarakëve në kontingjentet e misioneve ndërkombëtare, të cilat duhet të merren parasysh", tha ministri në një intervistë për gazetën Corriere della Sera.
Ai gjithashtu theksoi se, për të rritur shpenzimet ushtarake, është e nevojshme të ndryshohen mendësitë dhe rregulloret evropiane në mënyrë që ky lloj i shpenzimeve të përjashtohet në përputhje me Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së dhe të përdoren fondet e përbashkëta evropiane.
Shpenzimet ushtarake të Italisë nuk kalojnë 1.57% të PBB-së dhe objektivi afatgjatë i Romës prej 2% të PBB-së nuk synohej të arrihej deri në vitin 2028. Trump tashmë ka përsëritur synimin e tij për të shtyrë vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake në 5%. të PBB-së.
Lini një Përgjigje