TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2025, 10:36

Trump nuk ndalet, plan për të tërhequr SHBA-në nga Këshili i të Drejtave të Njeriut në OKB 

Shkruar nga Pamfleti
Trump nuk ndalet, plan për të tërhequr SHBA-në nga
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po planifikon të ndërpresë angazhimin e SHBA me Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të zgjasë ndalimin e financimit të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRëA.

Mediat amerikane, përfshirë Politico dhe NPR, raportuan se Trump pritej të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për tërheqjen nga dy organet e OKB-së në të njëjtën ditë që Shtëpia e Bardhë pritet të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Që nga marrja e detyrës më 20 janar, Trump ka tërhequr SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe marrëveshja e Parisit për klimën, nga e cila ai u tërhoq gjithashtu gjatë mandatit të tij të parë një lëvizje që më vonë u anulua nga administrata Biden.

okb donald trump

Lini një Përgjigje