TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2025, 14:12

E rëndë në Suedi, 5 persona qëllohen me armë zjarri në një shkollë 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Suedi, 5 persona qëllohen me armë zjarri

Pesë persona dyshohet se janë qëlluar më armë në një shkollë në Suedi, në qytetin e Orebro.

Mësohet se të shtënat u raportuan në shkollën Risbergska rreth orës 13:00 të së mërkurës, 200 kilometra në perëndim të Stokholmit. Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës. 

Të shtënat duket se kanë ndodhur në një Komvux, ose qendër arsimore për të rritur.

Këto qendra frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar shkollën fillore apo të mesme.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer,i cili tha se situata ishte shumë serioze. “Qeveria suedeze mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet”, theksoi ai.

sul me arme ne suedi

Lini një Përgjigje