
Një tërmet i fortë tronditi rajonin e Marche mbrëmjen e sotme në Itali. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra ishte në Montelparo, në provincën e Fermos, në një thellësi prej 21 kilometrash.
Sipas INGV, tërmeti ishte me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter. (Në fillim, magnituda u raportua të ishte midis 3.8 dhe 4.3).
Tronditja u ndje qartë në shumë komuna në Marche, nga Ankona në Ascoli Piceno dhe përgjatë bregdetit, nga San Benedetto në Porto Recanati .
Për momentin nuk ka asnjë informacion për dëme në njerëz apo sende.
Lini një Përgjigje