TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Nëntor 2023, 17:20

Vazhdon përplasja Izrael-Guterres, ‘shpërthen’ ministri i Jashtëm: Nuk meriton të jetë kreu i Kombeve të Bashkuara

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon përplasja Izrael-Guterres, ‘shpërthen’ ministri i

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen sulmoi sërish të martën se Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke thënë se nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr organizatën globale. Sipas tij Guterres nuk ka bërë mjaftueshëm për të dënuar grupin militant Hamas.

Komentet e tij, të bëra në një konferencë shtypi brenda ndërtesës së OKB-së në Gjenevë, përfaqësojnë një intensifikimin e kritikave të Izraelit ndaj organizmit global.

Guterres nuk e meriton të jetë kreu i Kombeve të Bashkuara. Unë mendoj se Guterres si të gjitha kombet e lira duhet të thotë qartë dhe me zë të lartë: çlirojeni Gazën nga Hamasi. Të gjithë thanë se Hamasi është më i keqi se ISIS. Pse nuk mund ta thotë?”, tha ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

izraeli guterres

Lini një Përgjigje