TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 08:03

Sulm ajror në Gaza, vritet ish-zyrtari i lartë i Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

Sulm ajror në Gaza, vritet ish-zyrtari i lartë i Hamasit

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dhe Shin Bet njoftojnë se Asma al-Mazini, kreu i Këshillit Shura të Hamasit, u vra gjatë operacioneve izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas deklaratës, al-Mazini ishte "ministri" përgjegjës për të burgosurit e Hamasit në burgjet izraelite dhe drejtoi sulme terroriste kundër Izraelit. 

Ai kishte udhëhequr gjithashtu negociatat për shkëmbimin e ushtarit të kapur izraelit Gilad Shalit.

Një sulm ajror izraelit ka goditur Rripin e Gazës gjatë natës, ku sipas burimeve mjekësore palestineze, të paktën 25 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë të mërkurën Izraelin dhe Jordaninë. Biden do takohet me Mbretin Abdallah dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen në Jordani, ndërsa në Izrael do takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

lufta izraelite palestineze

Lini një Përgjigje