
Ushtria izraelite ka sulmuar gjatë natës Gazën. Mediat e huaja raportojnë se sulmet ajrore kanë qenë të shumta dhe nga ky sulm janë raportuar shumë viktima.
Numri i personave të vrarë nga agresioni i Izraelit në Gaza është rritur në 2670 dhe të plagosurve ka shkuar në 9600. Shumica e viktimave kanë qenë fëmijë dhe gra.
Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1 milion palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur në shtatë ditët e para të konfliktit me Izraelin në atë që organizmi botëror e përshkroi si "katastrofike".
Khalil Abu Qambaz, i cili jeton në rrugën al-Jalaa u shpreh se sulmet ajrore erdhën pa paralajmërim.
"A mendojnë izraelitët se ne do të largohemi nga këtu? Nuk kemi ku të shkojmë! Më mirë të vdes nën rrënojat e shtëpisë sime sesa të dikujt tjetër”, u shpreh ai.
Një tjetër banor, Sami al-Rawagh, tha se u trondit pas sulmit ajror.
Lini një Përgjigje