TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Tetor 2023, 21:27

Përshkallëzohet lufta në Rripin e Gazës, mbi një mijë persona nën rrënoja; Netanyahu fton Joe Biden në Izrael

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohet lufta në Rripin e Gazës, mbi një

Në ditën e nëntë të konfliktit numri i viktimave është rritur ndjeshëm.

Izraeli ka bërë bilancin e viktimave dhe të vrarëve nga sulmet e Hamasit. Raportohet se më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë ndërsa 3,500 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq raportohet se të paktën 120 persona janë rrëmbyer.

Ndërsa ekipi i mbrojtjes civile të palës palestineze pretendon se mbi 1000 njerëz raportohen të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza. Përmes një deklarate ekipi njofton  se shumë të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 24 orët e fundit pas sulmeve në ndërtesa.

Netanyahu "fton Bidenin në Izrael"

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka ftuar presidentin amerikan Joe Biden në Izrael, sipas The Times of Israel. Mësohet se Netanyahu dëshiron që Presidenti Biden të tregojë solidaritet me izraelitët duke vizituar gjatë konfliktit aktual.

Shtëpia e Bardhë me sa duket po e shqyrton ftesën, raporton "Sky News".

Presidenti Biden do të jetë kreu i parë i shtetit që do ta vizitojë që nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit që vrau rreth 1300 izraelitë, shumica prej tyre civilë.

Hezbollahu përshkallëzon situatën në kufirin Izrael-Liban

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se Hezbollahu po përshkallëzon situatën në kufirin me Libanin për të penguar kundërsulmin e Izraelit në Gaza.

Admirali Daniel Hagari tha se Izraeli është i përgatitur të luftojë në dy ose më shumë fronte "nëse kërkohet".

Izraeli njoftoi sot hapjen e një korridori të ri për evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës. Në urdhrin e ri të ushtrisë izraelite, korridori i kalimit ka qenë i hapur nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërsa u bënë thirrje civilëve që të shkojnë drejt jugut të Gazës.

Sot ju informojmë se nga ora 10:00 deri në 13:00 Izraeli nuk do të godasë itinerarin e treguar nga harta jonë për të arritur në atë zonë. Për sigurinë tuaj, përfitoni nga kjo periudhë e shkurtër kohore për të shkuar në jug”, tha zëdhënësi ushtarak, Avichay Adraee.

Përshkallëzohet lufta në Rripin e Gazës, mbi një
Ka pasur raportime se Hamasi është duke parandaluar ikjen e civilëve drejt jugut të Gazës, ndërsa Izraeli e ka akuzuar se është duke përdor popullin si mbrojtje.

Teksa ushtria izraelite njofton se afër fundit të përgatitjeve për një “operacion të rëndësishëm tokësor” në Rripin e Gazës, por po pret që të largohen civilët, tensionet janë rritur edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin. Një civil izraelit është vrarë aty pranë nga një raketë e lëshuar nga Libani. Pas vrasjes së civilit, ushtria izraelite njoftoi se kanë sulmuar objektivat e Hezbollahut në Liban. 

"Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës nëse Izraeli pushton Gazën", kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, në një takim mbrëmë në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Izraeli rikthen ujin në Gazën jugore

Izraeli ka kthyer sërish ujin në Gazën jugore një javë pasi bllokoi tubacionet.  Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha në një intervistë për CNN se zyrtarët izraelitë e informuan se tubacionet e ujit po funksionojnë përsëri.

Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pasi Hamasi filloi sulmin e tij të papritur fundjavën e kaluar për të kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit. Më herët përfaqësues të Izraelit njoftuan se “uji nuk do të lëshohet në Gaza derisa të lirohen pengjet".

Më shumë se 100 objektiva u goditën gjatë natës nga Izraeli, duke përfshirë qendrat e komandës së Hamasit, objektet ushtarake dhe vendet e zbulimit dhe lëshimit të raketave. Ushtria izraelite thotë se ka vrarë komandantin e grupit militant palestinez Hamas, i cili udhëhoqi sulmet në Kibbutz Nirim dhe Nir Oz fundjavën e kaluar. Ai u vra në një sulm ajror të kryer falë punës së inteligjencës së agjencisë Shin Bet dhe Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake.

Në Egjipt, një autokolonë ndihmash po pret me orë të tëra për të hyrë në Gaza përmes kalimit Rafah. Ditët e fundit postblloku është mbyllur për shkak të bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili thuhet se ka dëmtuar anën palestineze të kalimit. Kjo i ka penguar njerëzit të largohen apo të hyjnë në Gaza përmes postbllokut.  

lufta izrael palestine

Lini një Përgjigje