TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Tetor 2023, 21:58

SHBA e alarmuar: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet përtej Izraelit dhe Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

SHBA e alarmuar: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CBS se "ekziston rreziku i një përshkallëzimi të këtij konflikti, hapja e një fronti të dytë në veri dhe përfshirja e Iranit".

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë paralajmëruar  se lufta midis Izraelit dhe grupit militant Hamas mund të përshkallëzohet në një konflikt më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

SHBA shprehu shqetësimin se grupi libanez Hezbollah mund të sulmonte veriun e Izraelit, raporton Reuters.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CBS se "ekziston rreziku i një përshkallëzimi të këtij konflikti, hapja e një fronti të dytë në veri dhe, natyrisht, përfshirja e Iranit".

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen që popullata civile që po largohet nga Gaza të ketë qasje në artikuj ushqimorë, ujë dhe strehim dhe që të arrijnë në zona të sigurta.

Komentet u bënë jehonë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili tha për Fox News se Shtëpia e Bardhë ishte e shqetësuar për "një përshkallëzim të mundshëm ose një zgjerim të këtij konflikti".

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian paralajmëroi se vendi i tij mund të veprojë, duke thënë se u kishte përcjellë një mesazh zyrtarëve izraelitë se "nëse ata nuk pushojnë mizoritë e tyre në Gaza, Irani nuk mund të mbetet thjesht një vëzhgues".

"Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës nëse Izraeli pushton Gazën", tha  Hossein Amirabdollahian, në një takim mbrëmë në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Ky paralajmërim erdhi nga  Irani, ndërsa bombardimet izraelite në Rripin vazhdojnë, Hamasi lëshon raketa kundër shtetit hebre dhe tensionet dhe përleshjet rriten në kufirin me Libanin.

“Është e padurueshme që regjimi sionist vret qindra palestinezë çdo ditë, kështu që regjimi duhet t'i japë fund krimit të luftës dhe rrethimit të Gazës,” tha Amirabdollahian.

“Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të dyja palëve që të tregojnë përmbajtje ndërsa mbështesin ushtarakisht sionistët”, shtoi ai.

Sipas televizionit shtetëror, ministri i Katarit, nga ana e tij, shprehu shqetësimin për vazhdimin e situatës aktuale dhe tha se vendet e rajonit mbështesin palestinezët.

Lini një Përgjigje