TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Prill 2023, 13:12

Vazhdon blerja e Zgjedhjeve në Kamzë nga Rakip Suli dhe Shkëlqim Kupa; 18 tenderë me vlerë 6.8 mil Euro deri me 14 Maj

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdon blerja e Zgjedhjeve në Kamzë nga Rakip Suli dhe Shkëlqim
Shkëlqim Kupa dhe Rakip Suli

Sipas informacionit zyrtar, Rakip Suli ka në proces 18 tenderë me vlerë 6.8 milionë Euro, që do t’i bëjë para datës 14 maj, ku pretendojnë edhe firmat “Kupa Sh.p.k” e “Korabi 2007 Sh.p.k” të Shkëlqim Kupës, i cili ka detyrë garantimin e votave në krejt zonën e njësisë Paskuqanit

Pas pazarit me Edi Ramën për ri-kandidim, krye bashkiaku i Kamzës, Rakip Suli e ka filluar fushatën qysh në muajin tetor, me sigurimin e milionave për blerje votash, nëpërmjet sajimit të tenderëve fiktivë e me fonde limit 2-3 herë më tepër se kostoja faktike.

Më 18 prill, ishte tenderi i radhës që mbylli Rakip Suli, me vlerë kontrate 560 milionë lekë me TVSH, dhënë firmës “KUPA Sh.p.k” të mikut të tij Shkëlqim Kupa e firmës “Udha Sh.p.k” të Arben Çelës, sekserë të Rakip Sulit.

Në këtë tender ishin edhe 9 firma pjesëmarrëse me oferta më të ulëta, mes tyre firma “Almo Konstruksion Sh.p.k”, me ofertë 110 milionë lekë më pak se bashkimi i firmave “Kupa Sh.p.k” e “Udha Sh.p.k” të miqve të krye bashkiakut Rakip Suli.

Por ai u dha miqve të tij, sipas pazarit të paracaktuar.

Pa llogaritur faktin, që tenderi është fiktiv e punimet do bëhen sa për efekt dokumentesh, mbasi vetëm 2 vitet e fundit, rruga e tenderuar është paguar 3 herë në vlerat 270 milionë lekë, 310 milionë lekë e 330 milionë lekë dhe figuron e ndërtuar e ri konstruktuar.

Saktësojmë, se vetëm në Bashkinë Kamzë në 4 vitet e drejtimit nga Rakip Suli, biznesmeni Shkëlqim Kupa ka marrë afro 12 milionë Euro tenderë pa garë, me fonde limit 2-3 herë më tepër se kostoja reale dhe me oferta më të larta.

Sipas informacionit zyrtar, Rakip Suli ka në proces 18 tenderë të tjerë me vlerë 6.8 milionë Euro, që do t’i bëjë para datës 14 maj, ku  pretendente  janë edhe firmat “Kupa Sh.p.k” e “Korabi 2007 Sh.p.k” të Shkëlqim Kupës, i cili ka detyrë garantimin e votave në krejt zonën e njësisë Paskuqanit./Pamfleti

Vazhdon blerja e Zgjedhjeve në Kamzë nga Rakip Suli dhe Shkëlqim

shkëlqim kupa rakip su zgjedhjet vendore kamza

Lini një Përgjigje