
Sipas pazarit që ka bërë Edi Rama, stadiumin e Vlorës dhe kullat rrotull tij, do t’i ndërtojë Sinan Idrizi, nën maskën e kompanive turke “TRK GROUP” dhe “ATLAS Global”, të cilat menaxhohen nga turkesha Nerve Korkmaz, menazhere e bizneseve të familjes “Erdogan”...
Më 22 gusht 2024, Këshilli Bashkiak i Vlorës me Vendim Nr. 73, miratoi kërkesën e kompanive turke “TRK GROUP” dhe “ATLAS Global”, për përsëritjen e shtyrjes edhe me 1 vit, të kontratës së administrimit të Futboll-Klub “Flamurtari”.
Përfaqësues i turqve për administrimin e Futboll-Klub “Flamurtari”, u vendos mafiozi Sinan Idrizi, të cilit, më 22 gusht 2025 i ka përfunduar kontrata, por ai lejohet të vazhdojë detyrën e administratorit, ndërsa Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk po e largon nga detyra.
Bashkë me kontratën e Sinan Idrizit, në datën 22 gusht 2025, ka përfunduar mandati i 4 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Futboll-Klub “Flamurtari”, mes të cilëve është Sinan Idirizi.

Para 1 viti, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka urdhërur administratën e Bashkisë, që brenda muajit dhjetor 2024, të përfundonte procedurat e ankandit për privatizimin e Futboll-Klub “Flamurtari”.
Por u la si variant, edhe pëfundimi i procesit të privatizimit brenda afatit 1 vjeçar të shtyrjes së kontratës: gusht 22 gusht 2024-22 gusht 2025 të administrimit nga Sinan Idrizi.
Shkatërruesi i Futboll-Klub “Flamurtari”-t nuk po largohet nga detyra; dhe nuk ka përfunduar privatizimi i klubit, megjithëse duhej bërë brenda shkurt 2020, sipas Urdhërit Nr. 57, datë 25 mars 2019 të kryeministrit Edi Rama, për të gjithë klubet e futbollit të bashkive.
Pazari i Edi Ramës me Sinan Idrizin, për stadimin e ri dhe kullat në Vlorë
Kryeministri Edi Rama, ka diktuar që administratori i “Flamurtari”-t të jetë Sinan Idrizi, ndërsa klubi të privatizohet pasi vendimit për ndërtimin e stadiumit të Vlorës dhe kullave rrotull tij.

Sepse sipas pazarit që ka bërë kryeministri Edi Rama, stadiumin e Vlorës dhe kullat rrotull tij, do t’i ndërtojë Sinan Idrizi, nën maskën e kompanive turke “TRK GROUP” dhe “ATLAS Global”, të cilat menaxhohen nga turkesha Nerve Korkmaz, menazhere bizneseve të familjes “Erdogan” dhe menaxhere e koncesionit të markimit të karburanteve në Shqipëri.

Për të realizuar biznesin e kullave dhe administrimin e kompleksit të ri “Flamurtari” nga Sinan Idrizi; Këshilli Bashkiak-Vlorë, 4 ditë para përfundimit të kontratës së Sinan Idrizit, miratoi Vendimin nr. 70, datë 18 gusht 2025, për ndërtimin e stadiumit e kullave rrotull tij.
Pas nisjes së ndërtimit, do fillojnë procedurat e privatizimit të Futboll-Klub “Flamurtari”; me qëllim që Sinan Idrizi ta blejë me çmim të ulët, sipas akt-vlerësimit financiar në favor të tij.
Kontrata e administrimit nga Sinan Idrizi, është shtyrë 5 herë në 8 vite
Në 8 vitet e fundit, Këshilli Bashkiak-Vlorë, ka shtyrë 5 herë me nga 1 vit, kontratën për Sinan Idrizin: me Vendim 38, datë 1 gusht 2016; Vendim 89, datë 26 korrik 2018; vendim Nr. 64, datë 14 gusht 2020; Vendim Nr. 70, datë 31 gusht 2023 dhe me Vendim Nr. 73 datë 22 gusht 2024.
Por qëllimisht, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, prej 9 vitesh nuk e zbatuar ligji për privatizimin e Futboll- Klub “Flamurtari”-t; ndërsa tani që miratoi ndërtimin e stadiumit dhe kullave rrotull tij, Këshilli bashkiak i Vlorës, do t’ia shesë Sinan Idrizit “për 1 copë bukë”, nën maskën e kompanive turke të famijes Erdogan./Pamfleti
Lini një Përgjigje