
Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, dy ortakët, Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë nisur një tjetër pazar, për të mbajtur edhe një mandat tjetër 7 vjeçar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shtetit., kryehajdutin Ridvan Bode, ish-ministri i piramidave, koncesioneve dhe shitjes së pasurive me çmime tepër të ulëta.
Për mandatin aktual në vitin 2018, Ridvan Bode u propozua nga qeveria dhe u votua në parlamant nga PS-ja, ndërsa PD aktroi nëpërmjet deputetëve Oerd Bylykbashi e Edmond Spaho, sikur ishte
kundër kandidaturës së Bodes, duke e quajtur pjesë të klanit të Edi Ramës.
Dy skenarët e Berishës dhe Ramës
Më 18 dhjetor 2025, Ridvan Bodes i përfundon mandati, por ish-shefi i tij Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë nisur lëvizjet për ta lënë deri në vitin 2033, kur ai të jetë 74 vjeç; dhe për këtë ata kanë dy skenarë:
Skenari i parë/ Ashtu si në vitin 2018, ai do propozohet përsëri për kandidat nga Këshilli i MInistrave, dhe do votohet lehtësisht në parlament, nga PS-ja që ka 83 vota.
Skenari i dytë/ Sipas ligjit për Bankën e Shtetit, nga 9 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, 5 anëtarë i cakton Parlamenti me marrëveshje të PS e PD; një prej të cilëve, thuhet se do jetë Ridvan Bode.
Brenda datës 10 dhjetor, kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, do miratohen në Komisionin e Ekonomi-Financave, ndërsa brenda datës 15 dhjetor do votohen në parlament.
Në vitin 2014, PS e kallëzoi penalisht Ridvan Boden
Në fillim të muajit nëntor 2014, qeveria “Rama” bëri kallëzim penal ndaj Ridvan Bodes, për korrupsion e vjedhje me koncesione, tenderë, shitje të pasurive, por pas 5 muajsh e tërhoqi.
Në muajin prill 2015, IKLPDI kallëzoi Ridvan Boden në Prokurorinë e Tiranës, për deklarim të rremë, fshehje të pasurive dhe refuzim për të deklaruar afro 5 milionë Euro pasuri, por çështja u pushua me ndërhyrje të Sali Berishës e Ilir Metës te Adriatik Llalla.
Disa nga aferat që firmosi Ridvan Bode, me urdhër të Sali Berishës
- Në vitet 2005- 2013, janë dhënë 178 koncesione të miratuara nga Ridvan Bode.
- Në 82 prej koncesioneve, Ridvan Bode rezulton edhe propozues, ndërsa në periudhën korrik-shtator 2013, pasi PD kishte humbur pushtetin, Ridvan Bode bashkë me Sali Berishën, me efekt financiar 258 milionë Euro humbje për shtetin.
- U shitën HEC-et “Bistrica 1 e 2” dhe Ulëz e Shkopet”, me 10% të vlerës reale te “Kurum”; madje Ridvan Bode i fali 33 milionë Euro nga vlera e shitjes, për gjoja investime e rimbursim TVSH-je.
- U shit kompania OSHEE te kompania CEZ, kompania ARMO te Rezart Taçi dhe hotel “Dajti” te Banka e Shteti, por 30 milionë USD u zhdukën me letra false.
- U dha koncesioni i skanimit në Portin e Durrësit, koncesioni i konteinerëve, Lotaria Kombëtare, Ngjyrosja e Karburanteve, Pullat e Kasat Fiskale, 245 koncesione për HEC-e private, kompleksi “Partizani”, u dhuruan 2200 hektarë toka etj.etj.
Dhe Ridvan Bode, jo vetëm që nuk po preket nga SPAK, por prej 7 vitesh është në këshllin drejtues të Bankës së Shtetit dhe do mandatohet pësëri./Pamfleti
Ramiz Alia-Adil Carcani-Fatos Nano-Sali Berisha-Aleksandër Meksi- Ylli Bufi-Ilir Meta -Pandeli Majko- Rexhep Mejdani-Edi Rama - janë rrethi i parë i zhytjes së vëndit në paligjshmëri, hartimin e ligjeve me porosi në funksion të kastës. Kryetarët e Parlamentit pa përjashtim janë rrobaqepsit. Ministrat e Drejtësisë mernin masat e trupit të popullit. Ministrat e Financave rruanin financat publike në funksion të klientelës. Deputetët thjesht vepronin si pleqësitë e fshatrave. Pushteti vendor ngrinte 'uji në në hava', bënin edhe ata pjesën e mbetur. Përfundimi -shpopullimi. Grabitës dhe të grabitur. 'As për ne që e kishim të afërt prijsin' 'Dhe për rinocerontët ngelet mister' 'Se si ky djal i vogël prej Simbirskut' U bë bë i vëndit timonier". (Esenini) e kish fjalën se kush Rusisë ja bëri peshqesh Leninin. Mister ngelet edhe për popullin shqiptar jashtë e brënda vëndit se kush i solli dhe i mban në pushtet këtë lukuni gryksish .SPAK duhet të veproi më shpejt. 'Sherifi i Ri i Uashingtonit' duhet ti hedhë syt nga Kombi Shqiptar, populli më proamerikan në botë.