TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Nëntor 2025, 12:37

Kush mashtron: Krye-prokurori i Fierit, Elion Mustafaj, Mirela Bogdani e KLP, apo të dy në bashkëpunim?

Shkruar nga Pamfleti
Kush mashtron: Krye-prokurori i Fierit, Elion Mustafaj, Mirela Bogdani e KLP,
Elion Mustafaj dhe Mirela Gogdani /

Ballafaqim dokumentash zyrtare, lidhur me arsimin e prokurorit Elion Mustafaj me 7 kallëzime penale; bashkëshortja e të cilit, është e punësuar në kompaninë e një grabitësi të dënuar në Angli…

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ka reaguar pas denoncimeve që bëri “Pamfleti”, duke quajtur “shpifje”, mashtrimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, për vitet e arsimimit në Fakultetin e Drejtësisë dhe kryerjen e studimeve Master.

Kush mashtron: Krye-prokurori i Fierit, Elion Mustafaj, Mirela Bogdani e KLP,

Ballafaqimi i dokumentave zyrtare

- Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, ka deklaruar se ka përfunduar studimet me kohë të plotë në Fakultetin Jurdik në vitin 2007, por pa deklaruar vitin e fillimit të studimeve.

- Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, deklaron se prokurori Elion Mustafaj, i ka kryer studimet në vitet 1999-2003; pra 4 vite para deklarimit që ka bërë prokurori.

- Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, ka deklaruar se ka punuar Kancelar në Prokurorinë e Durrësit në vitet 2004-2007 me kohë të plotë.

- Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, deklaron se prokurori Elion Mustafaj, ka punuar Kancelar në Prokurorinë e Durrësit deri në vitin 2005; pra 2 vit më pak.

- Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, deklaron se ka kryer studimet “Master” në vitet 2006-2008, kohë kur ka qenë student me kohë të plotë në ciklin e parë 4-vjeçar universitar.

- Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, pranon që prokurori Elion Mustafaj, i ka kryer studimet “Master” në vitet 2006-2008, por nuk sqaron dhe nuk heton, faktin që gjatë studimeve “Master”, paralelishit ka qenë student i ciklit të parë në Fakultetin Juridik.

Pyetja logjike është kjo: - Ka mashtruar Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj; Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, apo të dy në bashkëpunim?

Kush mashtron: Krye-prokurori i Fierit, Elion Mustafaj, Mirela Bogdani e KLP,

Provat që nuk po heton KLP-ja

Në reagimin zyrtar, Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, nuk përmend dhe nuk ka nisur hetim, për skandalin që Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, në shleje të ligjit për dekriminalizimin, ka punësuar bashkëshorten Najada Mustafaj, në kompaninë “Puka LLC”, të Dorian Pukës, i dënuar në Angli për grabitje banesash dhe nën hetim për trafik droge e pastrim parash në Shqipëri.

Shefja e KLP, Mirela Bogdani, nuk përmend fare dhe nuk ka nisur hetim, për skandalin që Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, ka hequr nga dosja “Bankers”, bashkëshorten dhe vajzën e Sekretarit të Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi, të cilat kanë certifikuar bilancet ekonomike- financiare false të “Bankers”.

Madje, është Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ajo që ka mashtruar me Vendim Nr. 6, datë 10 janar 2025, për të lejuar Krye-prokurorin e Fierit, Elion Mustafaj, të jetë lektor në trajnime magjistratësh, duke thënë se nuk ka asnjë masë disipinore ndaj tij.

Në fakt, sipas raportit të vettingut, për krye-prokurorin e Fierit, Elion Mustafaj, ka 7 kallëzime penale për pushim çështjes e zhdukje provash në favor të subjekteve të krimit; por drejtuesja e KLP; Mirela Bogdani merr në mbrojtje, ngaqë ka qenë studente e dajës së tij./Pamfleti

elion mustafaj mirela bogdani klp

3 Komente

  1. R
    Rinor Bregu

    Une mendoj qe portali Juaj , po shkruan ne menyre te qellimshme dhe te perseritur kunder Prokurorit Elton Mustafaj . Kjo mund te quhet gjobvenje. Nese vazhdoni te baltosni njerez pa prova, Une nuk e lexoj me kete portal.

    1. I
      Ilir Alim

      Elioni është një profesionist i zoti dhe me integritet të plote e të pacenuar. Historia juaj për asimimin e tij është totalisht e pavertetë. Respekt për portalin dhe punën tuaj, por lajmi në fjalë është shembulli i "fake news". Për të mirën e reputacionit tuaj duhet të bëni një përgënjeshtrim publik.

      1. D
        Dashnor Gjata

        Kur paska kaq fakte , perse asnjeri nuk paska guximin te bej nje denonxim zyrtar, ne KLP edhe SPAK?

        Lini një Përgjigje