TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Shtator 2025, 14:22

Nga “xhuxhi” Jonaid Myzyri te “roboti” Diella: skema e Edi Ramës për të plaçkitur shqiptarët përmes tenderëve publikë

Shkruar nga Pamfleti

Nga “xhuxhi” Jonaid Myzyri te “roboti” Diella: skema e

Pas shkarkimit të kryetarit të KPP nga SPAK për korrupsion, Rama e zëvendësoi me krijesën virtuale “Diella”, të programuar për të mbuluar abuzimet me miliarda euro në prokurimet publike...

Më 7 korrik 2020, kryeministri Edi Rama i paraqiti Komisionit Parlamentar të Ligjeve pesë kandidatura për postin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, por urdhëroi që të miratohej “xhuxhi” Jonaid Myzyri, ndërsa katër kandidaturat e tjera ishin vetëm formale.

Brenda muajit korrik 2020, Myzyri u votua në Parlament dhe, sipas “programimit” që i kishte bërë Rama, filloi detyrën duke marrë vendime sipas urdhërave nga zyra e kryeministrit, por edhe sipas pazareve që bënte vetë për të “ngrënë dardha”.

Detyra e tij ishte verifikimi ligjor i zbatimit të kritereve dhe garave të tenderëve, ankandeve dhe koncesioneve që zhvillonin institucionet e pushtetit qendror e lokal, duke vendosur drejtësi: t’i linte në fuqi kur ishin korrekt ose t’i anulonte kur kishte abuzime.

Por pas afro pesë vitesh në detyrë, “xhuxhi” i Bablokut te komisioni i verifikimit të tenderëve u procedua nga SPAK dhe u shkarkua me vendim gjykate, për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, mashtrim në vendime, pabarazi në tenderë dhe korrupsion.

Pasi SPAK e kapi dhe e nxori jashtë loje Jonaid Myzyrin, kryeministri Edi Rama e zëvendësoi me krijesën virtuale “Diella”, të cilës i ka besuar detyrën që bënte Myzyri për verifikimin e tenderëve.

Pra, në vend të “xhuxhit” që ishte programuar të mbronte dhe të lejonte tenderët e paligjshëm dhe vjedhjet e zyrtarëve e biznesmenëve, Rama vendosi robotin “Diella”, të cilin do ta programojë vetë, me të dhëna sikur ajo verifikon, zbulon dhe denoncon tenderët e paligjshëm.

Stafi i Bablokut do t’i fusë “ministres Diella” disqe me të dhëna për ankesa, verifikime, denoncime dhe anulime tenderësh të vegjël, për të krijuar përshtypjen se ajo është e pavarur dhe e drejtë, duke mos toleruar asnjë rast abuzimi.

Edhe “xhuxhin” Jonaid Myzyri, kur e emëroi Kryetar të Komisionit të Prokurimeve Publike, Babloku e “programoi” të anulonte disa tenderë e ankande me vlera të vogla, për të krijuar përshtypjen se po zbatonte ligjin dhe po ndalonte korrupsionin. Në fakt, Myzyri nuk bllokonte dhe nuk anulonte tenderët, ankandet dhe koncesionet me vlera miliona euro, të dhëna miqve e klientëve të Ramës, shpesh në shkelje të ligjit, pa gara dhe me kontrata 2–3 herë më të larta se kostot reale.

Mes “xhuxhit” fizik dhe “Diellës” virtuale të Bablokut ka ngjashmëri në deklarime, dhe nuk ka dyshim se do të kenë edhe në veprime, sepse të dy kanë të njëjtin “komandë”. Për shembull, në fjalën e saj të parë në Parlament, “Diella” tha se nuk njeh njeri, nuk ka miq, nuk ka interesa dhe nuk merr urdhra nga askush, por do të veprojë sipas ligjit. Kështu tha edhe Myzyri kur u emërua, por hetimi i SPAK zbuloi se ai merrte urdhra, bënte pazare dhe ishte zhytur në korrupsion.

Por ka një ndryshim: Jonaid Myzyri u hetua dhe u mor i pandehur. Ndërsa “ministren Diella”, Kryeministri e ka sajuar dhe programuar si robot, që SPAK-u të mos ketë mundësi ta hetojë dhe ta prangosë, edhe sikur të vidhen të gjithë tenderët e Shqipërisë./Pamfleti

xhuxhi jonaid myzyri diella tenderë rama

Lini një Përgjigje