“Air Albania” mes falimentit, padive dhe borxheve: gjendja alarmante që qeveria nuk po pranon ta shfaqë!
Në një artikull të publikuar së fundmi, portali gjerman aeroTELEGRAPH hedh dritë mbi krizën e thellë të kompanisë ajrore shtetërore Air Albania, duke raportuar për një situatë alarmante që përfshin anulime masive fluturimesh, borxhe të papaguara, prishje kontratash dhe padi ndërkombëtare.
Sipas aeroTELEGRAPH, ndonëse sektori i aviacionit në Shqipëri po përjeton një bum të vërtetë, me kompani si Wizz Air dhe Ryanair që po shënojnë rritje të fortë në numrin e pasagjerëve dhe me aeroportin e Tiranës që pret rreth 12 milionë pasagjerë në vitin 2025, Air Albania ka mbetur prapa dhe rrezikon të dalë nga tregu.
Kriza thellohet pas zgjerimit të papërballueshëm
Gazeta gjermane vëren se pas një përpjekjeje agresive për të hapur linja të reja në pranverën e vitit 2025, deri në 12 destinacione të njëhershme, Air Albania u përball me një kolaps operativ, duke anuluar shumicën e fluturimeve menjëherë pas nisjes. Kjo manovër u cilësua nga burimet si "një zgjerim shumë i nxituar dhe pa mbështetje reale logjistike apo financiare".
Probleme me avionët e marrë me qira, kontrata të prishura
AeroTELEGRAPH raporton se kompania ukrainase Sky Up, e cila kishte nënshkruar kontratë për t’i dhënë Air Albania-s dy avionë për dy vjet, ka anuluar marrëveshjen vetëm pas një muaji operimi. Arsyeja? Mosrespektim i detyrimeve kontraktuale dhe vonesa në pagesa. Më keq akoma, Sky Up akuzon Air Albania se ka nënshkruar në mënyrë paralele kontrata me kompani të tjera për të njëjtën skemë fluturimesh, duke i lënë avionët e Sky Up të papërdorur në pistë.
Kjo ka sjellë dëme të mëdha financiare për palën ukrainase, e cila tashmë ka nisur një proces ligjor ndaj Air Albania. Sipas aeroTELEGRAPH, gjyqi do të mbahet në dhjetor 2025 dhe padia është pranuar nga gjykata.
Një tjetër padi nga SHBA, për avionët Airbus të mëparshëm
Problemet nuk mbarojnë me kaq. Artikulli i aeroTELEGRAPH citon edhe një tjetër padi të ngritur nga kompania amerikane GA Telesis, e cila akuzon Air Albania për shkelje të marrëveshjes së leasingut për dy avionë Airbus A320. Kompania shqiptare, sipas padisë, ka ndalur pagesat në mars 2025 dhe nuk ka respektuar detyrimet e tjera kontraktuale, përfshirë pagesat ndaj Eurocontrol.
Në këtë rast, në padi është përfshirë edhe Turkish Airlines si aksioner i Air Albania, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar ligjërisht.
Asnjë avion në pronësi, operime të kufizuara me avionë të huazuar
Aktualisht, Air Albania nuk zotëron asnjë avion të vetin. Të vetmet fluturime po kryhen nga dy avionë të huazuar, një nga Fly2Sky dhe një tjetër nga Dan Air, për një rrjet shumë të kufizuar që përfshin Stambollin, Ankaranë, Bolonjën, Milanon dhe Veronën.
Ndërkohë, burime nga brenda kompanisë flasin për vonesa në pagesat e punonjësve, mungesë sigurimesh dhe një gjendje të përgjithshme kolapsi të operacioneve.
AeroTELEGRAPH thekson se, pavarësisht kërkesave zyrtare për koment, Air Albania nuk ka kthyer asnjë përgjigje lidhur me akuzat, paditë dhe krizën financiare që po kalon. Heshtja vetëm sa shton dyshimet për një falimentim të afërt dhe rrit pasigurinë për të ardhmen e kompanisë që dikur u promovua si flamurtarja e re e qiellit shqiptar. /Pamfleti
Cili eshte komenti i Autoritetit Civil?
Maksi qe ndryshe i therrasin "Mjelma e zeze", eshte "shoqe" e ngushte me Ceo-n aktual te Air Albania.
Po ajo ishte loja...
Nuk ka se si të jetë ndryshe, kur personi (Sinan Isik) që "e drejton" kompaninë është një pijanec i rëndomtë, që i kalon mbasditet e tij sa te "Vena", sa tek hotel "Arte" duke u dëndur në verë. Ndërkohë ndrikulla e tij, madam Erisa Arizi është yshtësja mbrapa tij që vetëm nxjerr helm kur hap gojën. Nga ana tjetër, aksioneri S.Idrizi që ka marrë përsipër menaxhimin e kompanisë që nga Tetori 2024 është një super-mashtrues që nuk e ka shokun. Të tre këta, me dashje apo nga paaftësia e përkeqësuan ndjeshëm gjendjen e kompanisë Air Albania, ku me dashje larguan Turkish Airlines nga menaxhimi aktiv, ndërkohë që mëparë vetëm pak suport nga Turkish Airlines arrinte disi ta mbante kompaninë në këmbë (jo pa probleme).