TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Shtator 2025, 12:24

‘Çakalli’ i korrupsionit: 4 ditë pas largimit si ministër i Ekonomisë, Blendi Gonxhe anulon ankandin për shitjen e 8 pasurive

Shkruar nga Pamfleti
‘Çakalli’ i korrupsionit: 4 ditë pas largimit si
Blendi Gonxhe /

Ish-ministri i Ekonomisë nxori në treg fabrika dhe prona shtetërore me 25–30% të vlerës reale, por ankandi u anulua sapo Rama i hoqi sektorin e ekonomisë, duke i prerë rrugën pazareve të tij...

Një rast tjetër i punëve të pista të ish-ministrit Blendi Gonxhe fakton pazaret e tij me pasuritë shtetërore, të cilat i nxirrte në ankande fiktive, formalisht për shitje me çmime të ulëta, duke paracaktuar fituesit, miqtë e tij, të ministrave dhe klientët që paguanin haraçin tek ai.

Një nga këto procese ankandi për shitjen e disa pasurive shtetërore në tre bashki nuk arriti të realizohej nga ministri Blendi Gonxhe, sepse kryeministri Edi Rama e shkarkoi si Ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke i hequr sektorin e ekonomisë.

Më 2 shtator 2025, Blendi Gonxhe shpalli ankandin për shitjen e katër pasurive në zonën turistike të Gjinarit në Elbasan. Me të njëjtën procedurë dhe njoftim ankandi, ai nxori në shitje edhe katër pasuri të tjera shtetërore: ish-Fabrikën e Prodhimit të Salcës në Fier; ish-Frigoriferin në Rrëshen (të ndarë në dy procedura ankandi për shitje); dhe ish-Fabrikën e Sallamit në Përmet.

Këto objekte, përmes akt-vlerësimeve financiare të manipuluara nga ekspertët e Drejtorisë së Pronës Publike në Ministrinë e Ekonomisë, Gonxhe i nxori në shitje me çmime sa 25–30% e vlerës reale aktuale të tyre.

Fabrika e Prodhimit të Salcës në Fier, me sipërfaqe totale objektesh 14.030 m², u nxor në shitje për 56 milionë lekë.
Ish-Fabrika e Sallamit në Përmet, me sipërfaqe 728 m², u vlerësua 3.5 milionë lekë.
Objektet në pikën turistike të Gjinarit në Elbasan, me sipërfaqe 543 m², u vlerësuan 2 milionë lekë.
Frigoriferi në Rrëshen, me sipërfaqe 1.045 m², u nxor në shitje për 4.8 milionë lekë.
Ankandi për shitjen e këtyre tetë pasurive ishte planifikuar të zhvillohej më 25 shtator 2025 në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, por Blendi Gonxhe e anuloi më 15 shtator, katër ditë pasi Rama i hoqi sektorin e ekonomisë.

‘Çakalli’ i korrupsionit: 4 ditë pas largimit si

Anulimin, Gonxhe e justifikoi me pretendimin se Kadastra kishte vonuar përditësimin e dokumenteve të pronësisë për pasuritë e nxjerra në shitje. Por ky argument nuk besohet, sepse të dhënat për pasuritë merren nga sistemi “e-Albania” dhe, për më tepër, ankandi ishte parashikuar 10 ditë pas anulimit, duke lënë kohë të mjaftueshme për dokumentacionin.

Në fakt, ministri i njollosur nga korrupsioni dhe vjedhjet, në këtë rast pazari i parealizuar, nuk diti as të sajonte një mashtrim bindës për të fshehur arsyen e anulimit të ankandit: nuk përfitonte dot vetë./Pamfleti

çakalli i korrupsionit blendi gonxhe anulon ankandet shitja e pasurive

2 Komente

  1. T
    Taqua

    Ky qoftja sa i pangopur edhe i paafte, eshte turp qe pasi vegjetoi thuajse dy vjet ne kulture, tani i shtohen dhe sektoret e turizmit dhe sportit. Pasi shpartalloi turizmin Mirela idjotja, tani i varen melçite ne qafe kryecakallit me mini cakejte e dpshtrr Pipa, Duma, Ismajli. Mini cakejte kujdesen me se miri qe kockat ti lepijne pasi tulin ta gelltise Gonxhja pa qafe. Turp per republiken e Dielles, Pilinçit, Salehut dhe Rames.

    1. E
      Endri

      Po normal.. kuku jemi bere te themi normal per pisllëqet e këtyre. Pamfleti a Prapaskena tregon vitet e arritsjes se ketj. dhe si u shfaq kunati Mihal Delijorgji me hekurat e gërdecin e si pastroi e ndertoi gjithe kompleksin me te lakmuar ne Tirane. mjafton te permendet cdo her ca bjene keta

      Lini një Përgjigje