TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Tetor 2024, 15:37

Nga trafikant droge në drejtor në Bashkinë e Kuçovës/ Historia e errët e Erjon Plakës, krahut të djathtë të Kreshnik Hajdarit!

Shkruar nga Pamfleti

Nga trafikant droge në drejtor në Bashkinë e Kuçovës/

Policia e Kuçovës dhe Beratit nuk kanë filluar një hetim pasuror pasi dyshohet që ky shtetas ka lidhje të ngushta me drejtues të Policisë së Shtetit.

Si në çdo institucion të Republikës së Shqipërisë edhe në bashkinë e Kuçovës janë punësuar militantë partie, patronazhistë dhe eksponentë të botës së krimit, trafikantë droge, njerëz me të shkuar të errët në botën e krimit. 

Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Plaka, një militant i Partisë Socialiste që ka pasur një të shkuar të errët dhe është i implikuar në punë të pista dhe në veprime të paligjshme që bien ndesh me Kodin Penal.

Drejtori Juridik i bashkisë Kuçovë Erjon Plaka, kohë më parë ka qenë emigrant në Zvicër dhe është përfshirë në punët e pista të trafikut të lëndëve narkotike. Ky aktivitet kriminal ka zgjatur disa vite derisa shteti zvicerian i vuri prangat, e dënoi dhe e dëboi nga vendi.

Në vend që Erjon Plaka të ishte subjekt i hetimit për pastrim parash, ai është dekoruar nga kryetari i bashkisë me postin e drejtorit Juridik pranë Bashkisë Kuçovë. Erjon Plaka është subjekt i ligjit Antimafia dhe subjekt “OFL”.

Policia e Kuçovës dhe Beratit nuk kanë filluar një hetim pasuror pasi dyshohet që ky shtetas ka lidhje të ngushta me drejtues të Policisë së Shtetit dhe ka qenë nën mbrojtje të veçantë të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliut dhe zëvendës drejtorit aktual Neritan Nallbatit.

Është po e habitshme se si prokuroria e Beratit nuk ka informacione për këtë element të botës së krimit që aktualisht është i kamufluar në Bashkinë Kuçovë.

Në vijim do të publikojmë pronat që Erjon Plaka ka përfituar nga aktiviteti i tij kriminal i trafikut të narkotikëve dhe do të publikojmë edhe emrat në të cilën janë fshehur pasuritë.

Do të publikojmë me foto dhe video përfshirjen e këtij eksponenti të botës së krimit në vjedhjen e votave në Kuçovë dhe lidhjet aktuale që ky eksponent ka me grupet kriminale në Berat, Fier dhe Vlorë./Pamfleti

 

erjon plaka kreshnik hajdari

Lini një Përgjigje