
Votuesit anëtarë, militantë e mbështetës të PD në zonat Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë e Përmet, duhet ta abandonojnë këtë vemje politike; ndërsa SPAK e BKH duhet t’i hetojë pasuritë prej sheiku, vënë me burime financiare korrupsionin, kontrabandën e naftës, ilaçeve dhe vjedhjen e pasurive shtetërore…
Ditën që u bënë primaret e PD në Gjirokastër, procesin e drejtonte deputeti Tritan Shehu, i cili nuk ishte në garë si 9 kandidatët e tjerë, por do të jetë përsëri deputet me mandat të siguruar paraprakisht, ngaqë Sali Berisha e ka futur në listën e mbyllur.
Edhe në zgjedhjet parlamentare 2009, 2013, 2017 e 2021, Sali Berisha e vuri Tritan Shehun të parin në listën e Qarkut të Gjirokastrës, duke e pasur mandatin të sigurt nga votat e anëtarëve, militantëve e mbështetësve të PD-ës.
Në 4 zgjedhjet e fundit parlamentare në Qarkun e Gjirokastrës, PD ka marrë vota vetëm për 1 deputet, dhe ai është i përhershmi Tritan Shehu, i cili është drejtues politik humbës, por për vete ka dalë përfitues mandatesh deputeti e pasurish.
Në primaret e Qarkut të Gjirokastrës, fitues u shpallën 4 kandidatë për 3 vende të tjera në listë të hapur, por edhe ata nuk janë të sigurt nëse do jenë në listë apo jo.
Sepse së pari, listën e bën klintelisht Sali Berisha dhe flitet se në Qarkun Gjirokastër do vendosë emra të tjerë, ndërsa në listë të hapur PD-ja nuk ka shanse të ketë më shumë se 1 deputet, mbasi ka vetëm 1900 anëtarë në krejt zonën e Jugut.
Edhe këtë herë, mandati i vetëm i është dhënë paraprakisht, Tritan Shehut, nëpërmjet listës së mbyllur e ai do jetë përsëri deputet, deri në në moshën 80-vjeçare.
Sepse për përjetësinë e by*ës së Tritanit në parlament, votojnë anëtarët dhe mbështetësit e PD, ndërsa ai krekoset, bën pazare dhe u bë miliarder, duke përdorur mandatin për pasurimin e tij.
Vemja politike Tritan Shehu, aktualisht 76 vjeç, ka shtuar pasuritë e është bërë sheik prej 34 vitesh deputet e ministër, nëpërmjet punëve të pista me Sali Berishën në vitet e piramidave dhe kontrabandës me Serbinë; nëpërmjet pazareve me Fatos Nanon, Ilir Metën dhe me Sali Berishën në vitet 2009-2013, e prej 12 vitesh me Edi Ramën.
Përveç pagës mujore 5000 Euro me gjithë shpërbimet si deputet, Tritan Sheu merr pagë mujore 3 mijë Euro nga spitali “Zonja e Këshillit të Mirë”, ku ka në pronësi dhe 5 njësi shërbimi mjekësor, farmaci, laborator e 30% pronësi të parkingut; ngaqë kur ishte ministër Shëndetësie, u shiti pronarëve të universitetit 50 mijë m2 tokë shteti me vlerë totale 000.1 lekë.
Në pazar me Edi Ramën, gruaja e Tritanit, Aida Shehu, prej 12 vitesh pensioniste, vazhdon të jetë Drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës dhe paguhet si eksperte në 3 ministri.
Vetëm në Tiranë, Tritan Shehu ka 7 apartamente, 2 farmaci, pronësi në 2 klinika mjekësore, 2 njësi tregtare; 4 apartamente me sipërfaqe 70 m2, sipërfaqe 77 m2, siprfaqe 105 m2 e 138 m2 në Durrës e Golem; hotel e 33 hektarë tokë në Gjirokastër, 1 vilë dhe 3 mijë m2 në Himarë, 1280 m2 tokë në Shkozet e shumë pasuri të tjera.
Ndërsa votuesit anëtarë, militantë të PD në zonat Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë e Përmet, vazhdojnë mbledhin vota për ta bërë deputetë të përjetshëm; megjithëse i mashtron dhe i përdorë si skllevër për vota, që minimalisht të bëhet përqindja partiake sa për mandatin e tij.
Demokratët duhet ta abandonojnë këtë vemje politike që është llumi dhe turpi i PD; ndërsa SPAK e BKH duhet t’i hetojnë pasuritë prej sheiku, vënë me burime financiare korrupsionin, kontrabandën e naftës, ilaçeve dhe vjedhjen e pasurive shtetërore./Pamfleti
Lini një Përgjigje