TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Mars 2025, 13:27

Prova për SPAK/ Polici Gentian Myrta, 15 vite kryetar komune në Vaqarr, ja dokumentat e masakrës që ka bërë me tokat

Shkruar nga Pamfleti
Prova për SPAK/ Polici Gentian Myrta, 15 vite kryetar komune në
Gentian Myrta /

Kryetari i Njësisë Administrative- Vaqarr, ish-polici Gentian Myrta, me dosje si monstër i krimit me tokat, deklaron se shefat e anti-krimit dhe drejtësisë nuk e prekin, pasi i ka miq e u ka dhënë toka dhe është drejtues e sponsor i PS...

Më 22 prill 2021, u publikua një material audio, ku personazh ishte kryetari i Njësisë Adminisrative të Vaqarrit, Gentian Myrta, i cili i kërkonte 30 mijë Euro ryshfet një banori të zonës, për t’i firmosur aktin fals të marrjes së tokës e t’ia çonte për regjistrim në Kadastër.

Ai quajti shpifje e montazh dhe deklaroi se do bënte kallëzim në SPAK për atë që i sajuan, por prej 4 vitesh, nuk ka bërë kallëzim, ndërsa SPAK nuk ka filluar asnjë hetim për këtë rast, që është një nga qindra pazaret e krye-xhambazit dhe grabitësit tokave në 11 fshatrat e zonës së Vaqarrit.

Si prova për SPAK, lidhur me krimet që ka bërë me tokat ish- polici Gentian Myrta, gjatë 15 viteve të fundit Kryetar Komune e kryetar i Njësisë Administrative të Vaqarrit, “Pamfleti” po publikon disa bëma që i ka zbuluar KLSH në vitin 2023.

Prova për SPAK/ Polici Gentian Myrta, 15 vite kryetar komune në

- Kryetari Gentian Myrta, ka dërguar në kadastër 17 mijë  m2 dhe 11 mijë e 924 m2 tokë në Vishaj e Damjan, që janë jashtë kufirit të fshatit Arbanë, të cilat nuk figurojnë as në regjistrin e komisionit dhe Relacionin e datës 25.03.2021, që i ka dërguar Bashkisë Tiranë e Kadastrës.

- Për 11 vite ka mbajtur peng 2 tokat me akt 45 e 73 në fshatrat Vaqarr e Allgjatë, duke mos çuar dosjet në Kadastër dhe ka paraqitur të dhëna false për tokën nr. 83/14 në fshatin Gropaj.

- Në plan-rilevimin e datës 23.10.2020, ka përfshirë kanalin pasuri publike, në pasurinë nr. 76/48, me sipërfaqe 3900 m2 e 1100 m2 ndërtesë private në fshatin Gropaj, megjithse nuk është në listën e tokave në përdorim, për të cilën ka denoncime se e ka grabitur kryetari Gentian Myrta.

- Ne 17 raste, i ka çuar tokat për regjistrim me falsifikime, mangësi e parregullsi në dokumentacion, si formulari nr. 6; plane rilevimi fals dhe diferenca sipërfaqesh për shitjet e transaksionet e pronës shtet në favor të subjekteve përfituese.

- Në 3 raste nuk ka përcaktime për pozicionimin e pasurisë shtet nr. 135 lloji “kullotë” në Vaqarr me sipërfaqe 9140 m2, për të cilën, ka denoncime se e ka grabitur vetë kryetari Gentian Myrta.

- Nuk ka përcaktime, për ndryshimet e sipërfaqeve sipas regjistrimit fillestar të pasurisë së llojit “arë” me nr. 294/6 me sipërfaqe 4500 m2 dhe pasurisë së llojit “arë” me nr. 339/3, me sipërfaqe 2000 m2 e pasuria nr. 46/12 me sipërfaqe 2094 m2 .

- Ka lënë jashtë regjistrit, pasurinë nr. 320 me sipërfaqe 4600 m2; pasurinë nr. 313 me sipërfaqe 900 m2 dhe pasurinë nr. 340/2 me sipërfaqe 1600 m2, të cilat nuk i ka futur as në relacionin shpjegues të datës 21.01.2021 dërguar Bashkisë-Tiranë e Kadastrës.

Kryetari Gentian Myrta, ka zhdukur listën e sipërfaqeve te tokës tepër në pronësi të shtetit në njësinë Vaqarr, sepse nga këto toka ka bërë letra false dhe ka grabitur 88 hektarë; ku janë dhe sipërfaqet e grabitura prej tij me letra false.

Konktretisht, 10 mijë m2 tokë në fshatin Prush e shitur për 700 mijë Euro; tokë në Sharrë me vlerë 1 milionë Euro; tokë në Vishnje me vlerë 600 mijë Euro, tokë në Arbanë me vlerë 400 mijë Euro dhe toka ku ka ndërtuar kompleksin e biznesit ku është “Hipermarketi Xhangolli’’ në Vaqarr, regjistruar në emër të bashkëshortes Elvana Myrta.

Prova për SPAK/ Polici Gentian Myrta, 15 vite kryetar komune në

Njësia Administrative-Vaqarr, deri më 31 dhjetor 2022 ka shpërndare 2037 ha tokë, nga të cilat 1604 ha arë, 220 ha pemëtore, 22 ha vreshta e 172 ha ullishte; por 277 ha, kryetari Gentian Myrat i ka dhënë me letra false pas përfundimit të procesit të ndarjes së tokave në këtë komunë. 

Në pronësi të shtetit, kanë ngelur 578 ha tokë, të cilat, kryetari Gentian Myrta i ka lejuar t’i përdorin banorë e familjarë të tij pa qira, por ka lejuar edhe ndërtime pa leje pas përfundimit të afatit; sepse sipas raporteve të SHISH e Anti-krimit, ai u merr ryshfete.

Nëse SPAK, kërkon krimin me tokat, këtë e ka në Vaqarr, ku kryetar prej 15 vitesh radhazi, është ish-polici Gentian Myrta; zullumet e të cilit, i pasqyron me detaje raporti i KLSH i vitit 2023 me këtë Link: https://panel.klsh.org.al/storage/phpBSm5sh.pdf; që janë prova konkrete. Kryetari i Njësisë Administrative-Vaqarr, ish-polici Gentian Myrta, me dosje si monstër i krimit me tokat, deklaron se shefat e anti-krimit dhe drejtësisë nuk e prekin, mbasi i ka miq e u ka dhënë toka dhe është drejtues e sponsor i PS. Kaq edhe për sot./Pamfleti

gentian myrta vaqarr toka

Lini një Përgjigje