TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Mars 2025, 10:48

Devollët e Kosovës kërkojnë të hyjnë në tregun ushqimor të Shqipërisë, me stil mafioz

Shkruar nga Pamfleti

 

Devollët e Kosovës kërkojnë të hyjnë në
Edi Rama me vëllezërit Devolli /

Hyrja e vëllezërve Devolli në një luftë të tillë, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e afërta me Edi Ramën është një shkelje e rëndë e ligjeve të tregut.

Dje, një nga mediat televizive që është shumë pranë qeverisë, por që zotërohet ligjërisht nga vëllezërit Devolli, kanë sulmuar ashpër një nga kompanitë më të rëndësishme ushqimore në vend.

Është një nga kompanitë kryesore të prodhimit ushqimor, e cila në mënyrë agresive në të gjitha edicionet e lajmeve të televizioneve të Devollëve është sulmuar si bartëse e gripit të shpendëve.

Një lajm, që edhe nëse mund të jetë i tillë, duhet trajtuar në mënyrë serioze, si pasojë edhe e seriozitetit të ngjarjes, por edhe e kompleksitetit të pasojave.

Mirëpo, duket qartë, se sulmi agresiv ndaj kompanisë së njohur ushqimore, tregon se vëllëzërit Devolli duan të hyjnë në Shqipëri, në një treg, ku realisht biznesi vendas ka treguar stabilitet dhe progres të rëndësishëm. Bëhet fjalë për industrinë ushqimore të vezëve dhe trajtimit të shpendëve.

Devollët janë në Shqipëri prej vitesh, madje kanë arritur të sigurojnë në një kohë relativisht të shkurtër edhe primatin e tregut të birrës në vend, si rrjedhojë e kolapsit të prodhimit vendas.

Sipas analizave dhe kontrolleve, Devollët kanë prodhuar një produkt të cilësisë së ulët për tregun shqiptar, me kosto konkuruese. Me vite këtë treg, Devollët e kanë mbajtur fort. Por ka dy vjet që kompani të mëdha shqiptare kanë marrë të drejtën e tregtimit të markave të importit, ç’ka i ka çuar Devollët në një kënd margjinal. Falë cilësisë së ulët të produktit. Nxjerrja nga tregu, duket ka sjellë një uri për të hyrë në industrinë e vezëve dhe sot kanë sulmuar ashpër një nga kompanitë vendase.

Ndoshta, kompania në fjalë mund të ketë problemet e veta, por këtë duhet ta zgjidhë ligji dhe organet përkatëse e jo vëllezërit Devolli, të cilët nuk se kanë qenë ndonjëherë ‘engjëj’ në tregun ushqimor.

Madje ata janë akuzuar se kanë tregtuar miell të cilësisë së dobët nga Serbia, por kjo sërish i takon autoriteteve.

Hyrja e vëllezërve Devolli në një luftë të tillë, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e afërta me Edi Ramën është një shkelje e rëndë e ligjeve të tregut. Kur vetë mëkatet e tyre sidomos në Kosovë, janë aq të mëdha, sa nuk mbarojnë odisetë e skandaleve. Por për këtë do të flasim në ditët në vijim. Sot duket se gota u derdh, duke përfituar nga një situatë kaotike dhe zotërimi i mediave të rëndësishme televizive, u ka dhënë të drejtë të vënë gjoba mbi kompanitë shqiptare. Nëse ka realisht shtet ligjor, ky nuk është gjë tjetër vetëm një skandal i gjobëvënësve./Pamfleti

vëllezërit devolli edi rama tregu ushqimor i vezëve dhe shpendëve

Lini një Përgjigje