TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Maj 2023, 19:47

Motrat Puca, tenderë korruptivë me letra false. Aferë me Gledian Llatjan e bandave të Elbasanit. Rama: Krenar për punën e tyre!

Shkruar nga Pamfleti
Motrat Puca, tenderë korruptivë me letra false. Aferë me Gledian
Edi Rama me Arjeta Pucën...

Kompania ka marrë 12 tenderë kryesisht nga bashkitë. Për mënyrën korruptive se si i marrin tenderët motrat Eneida dhe Arjeta Puca po ju sjellim një shembull me krye bashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, i njohur si ‘pupaci’ i bandave të Elbasanit dhe sidomos i bandës së Talo Çelës.

Disa ditë më parë, Edi Rama shprehu krenarinë për të rinj si Arjeta Puca, sipërmarrësja mbresëlënëse që prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB, për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën. Por si për shumicën e biznesmenëve që Edi Rama u hedh krahun në qafë, edhe pas Arjeta Pucës fshihet një histori në dinamikë me tenderë korruptivë, procedura fiktive dhe vjedhje të parave publike.

Motrat Puca, tenderë korruptivë me letra false. Aferë me Gledian

Le të ndalemi tek faktet...

Arjeta Puca është administratore e kompanisë ‘Timac’, me nipt (01706003U), me objekt prodhimi: zjarrfikëse, autoambulancë, cisterna uji, fshirëse rrugësh, kamion për pastrim, auto blind, makinë për mirëmbajtje dimërore, kripë hedhëse etj. Pronare është motra e saj Eneida Puca.

Në prill 2022, Bashkia Elbasan shpalli tenderin “Blerje mjete teknologjike për pastrim”, me fond limit 10.8 milionë lekë të reja pa TVSH. Më pas shpalli fitues kompaninë “Timac”, me ofertë 100 milionë lekë, e cila ishte edhe konkurrentja e vetme në garë. Në kriteret e tenderit, thuhej se kompania fituese duhej “që të paraqesë bilancet vjetore, për vitet financiare 2019, 2020, 2021, të shoqëruara me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar…”.

Por, kompania Timac ishte themeluar në maj të vitit 2020. Pra, nuk kishte bilance as në 2019 dhe as në 2020.

Çfarë ndodhi?

Fut duart Llatja dhe manipulon rrugës kriteret, duke i përshtatur me kompaninë. Në proces-verbalin “Për argumentimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit”, që mban datën 14 Prill 2022, Bashkia e Elbasan ka përcaktuar se “Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin bilancet vjetore, për vitet financiar 2020, 2021, të shoqëruara me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar…”.

Pra, hiqet viti 2019. Por, edhe për vitin 2020, kompania Timac nuk i plotëson kriteret, pasi është themeluar në maj të vitit 2020. Ky tender është korruptiv dhe me letra false.

Nga ana tjetër, Arjeta Puca është bashkëpronare me Apostol Papën e një kompanie me emrin Timak, pra thjeshtë kemi një zëvëndësim të shkronjës 'C' me shkronjën 'K', me nipt (L62030020B), themeluar në vitin 2016. Kompania Timak ka jo vetëm emër të ngjashëm me Timac, por kanë edhe objekt veprimtarie të njëjtë. Me këtë kompani, Arjeta Puca ka marrë 19 tenderë, kryesisht pa garë dhe me ofertë fituese sa fondi limit, tregues i klientelizmit dhe korrupsionit me paratë publike.

Konkretisht, Timak ka marrë një tender pa konkurrencë nga Safet Gjici në Kukës me vlerë 300 milionë lekë. Ofertat fituese, e paracaktuar në tavolinë, ishte pothuajse sa fondi limit. Fondi limit ishte 30 900 000 lekë, ndërsa oferta fituese 30 780 000 lekë, pra 120 mijë lekë, sa një drekë e Gjicit.

Pas Arjeta dhe Eneida Puca qëndron babai i tyre Shpëtim Puca, një personazh me të shkuar të dyshimtë në Turqi, i cili sulmonte fort Edi Ramën dhe qeverinë e Rilindjes si korruptive, deri sa nisi të marrë vetë tenderë korruptivë. Kaq për sot!/Pamfleti

Motrat Puca, tenderë korruptivë me letra false. Aferë me Gledian

Motrat Puca, tenderë korruptivë me letra false. Aferë me Gledian

 

motrat puca edi rama gledjan llatja

Lini një Përgjigje