TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Shkurt 2026, 10:30

Matrapazi i ekraneve/ Anaid Kaloti, nga “Big Brother” te pastrimi i parave të Lorenzo Çadrit, në kërkim nga SPAK për trafik kokaine

Shkruar nga Pamfleti
Matrapazi i ekraneve/ Anaid Kaloti, nga “Big Brother” te pastrimi i
Anaid Kaloti, Lorenzo Cadri alias Hysko dhe njoftimi i SPAK

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, detyron influencerët të deklarojnë të ardhurat duke i dhënë fund evazionit fiskal, mbasi ka raporte nga agjencitë anti-krim, se nëpërmjet këtyre aktiviteteve qarkullojnë e pastrohen miliona të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pas daljes së ligjit dhe shkrimit në “Pamfleti” për firmën “SHET Influencers Media Industry”, reagoi me sulme e justifikime për të fshehur gjurmët, matrapazi Anaid Kaloti, i cili vetë-prezantohet si “ekspert marketingu e influencer “VIP”, fitues i “Big Brodher Jo VIP”.

Në reagimin e tij, Anaid Kaloti, dukshëm i alarmuar e në siklet, tha: - Unë punoj me nder dhe jam regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit qysh prej vitit 2020.

Dokumenti zyrtar që po publikon “Pamfleti”, zbulon të vërtetën që Anaid Kaloti, nuk është pronar i firmës “SHET Influencers Media Industry” por thjesht i punësuar si administrator, për të vetë-përdorur figurën në ekrane dhe guximin si “lavatriçe” milionash të botës së krimit.

Pronarë të firmës “SHET Influencers Media Industry” Sh.p.k, me nga 50% aksione, janë Lorenzo Çadri dhe Emiljo Leka, ndërsa administratori Anaid Kaloti, qarkullon milionat e tyre.

Edhe me pagën e tij, Anaid Kaloti e ka deklaruar 30 mijë lekë në muaj, por mashtrimin e ka vazhduar, duke regjistruar vetëm 2 punonjës: Xhois Kuta, sekretare me pagë mujore 173 mijë lekë të vjetra dhe Fiona Kërtalli, specialiste marketingu me pagë mujore 23 mijë lekë të vjetra.

Matrapazi i ekraneve/ Anaid Kaloti, nga “Big Brother” te pastrimi i

Një nga shefat e tij, Emilio Leka, figuron te borderoja ilegale e një oligarku, ku paguhet si procedent reklamash e organizator eventesh në shuma të mëdha fiktive.

Edhe ortaku tjetër Lorenzo Çadri, shefi i influencerit Anaid Kaloti, nuk figuron i regjistruar në listë-pagesën e firmës së tij “SHET Influencers Media Industry” Sh.pk, por figuron në dosjet e DEA-s Amerikane, EUROPOL, Anti-mafies Italiane dhe në dosjen e SPAK.

Prej datës 10 korrik 2025, pronari Lorenzo Çadri, alias Lorenzo Hysko e Lorenzo Isufi, është në kërkim nga SPAK si drejtues i grupit të strukturuar kriminal prej 13 personash, që trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, vendeve të Rajonit të Ballkanit e vendeve të BE.

Bashkë me shefin e influencerit matrapaz, Anaid Kaloti, në krye të trafikut të kokainës, ishte dhe Erjon Dani, ish-Shefi i Policisë Kriminale dhe Zv/shef i Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, tashmë i arrestuar, i lidhur familjarisht me Anaid Kalotin.

A ka pastruar dhe pastron Anaid Kaloti, milionat e kokainës që ka siguruar shefi i tij trafikant Lorenzo Çadri, nën maskën e firmës “SHET Influencers Media Industry” e disa firmave të tjera?

A është në hetim nga drejtësia dhe Anaid Kaloti, si pjesë e grupit kriminal që drejtonte shefi i tij Lorenzo Çadri; dhe për qarkullim e pastrim parash, të figurave të tjera të krimit?

Sepse tregu i influencer-marketing në Shqipëri, nuk është lojë me story, por rrjet kanalesh të errëta, ku nëpërmjet pupacëve që dalin në programet showbiz dhe caktohen administratorë firmash, për të qarkulluar milionat e pista nëpërmjet një rrjeti e qarku të mbyllur.

Por Anaid Kaloti, ka dhe firmën "Albanian YouTubers” Sh.pk, pa bilance në tatime dhe vetëm me 1 punonjës; me të cilën, sipas raporteve të Anti-krimit ekonomik, pastron milionat e drogës dhe të qeveritarëve edhe në Kosovë, për të cilat do flasim në vijim.

Këtë firmë, formalisht e ka me objekt studio për produksione podcasting, platforma on-line, në media vizive, të shkruara e elektronike, Youtube, reklama, spote televizive e organizim eventesh. Në këtë firmë, Anaid Kaloti është ortak me Erion Zeqirajn, specialist i marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës; me Jetmir Salaj, kandidat për deputet i partisë “Shqipëria Bëhet”; me Vesel Kurtishaj nga Kosova dhe Kleanthi Hysa që jeton jashtë Shqipërisë.. (vijon) /Pamfleti

anaid kaloti lorenzo Çadri lorenzo isufi lorenzo hysko

Lini një Përgjigje