TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Shkurt 2026, 11:05

Porti i Peshkimit në Durrës pa kontroll shtetëror, koncesioni 30-vjeçar nën hijen e akuzave për trafik droge

Shkruar nga Pamfleti

Porti i Peshkimit në Durrës pa kontroll shtetëror, koncesioni

Heqja e shërbimeve të sigurisë dhe moszbatimi i procedurave të likuidimit ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e infrastrukturës publike...

Porti i Peshkimit në Durrës, i dhënë me koncesion në vitin 2020, rezulton prej disa vitesh pa prani të përhershme të strukturave të kontrollit shtetëror, sipas informacioneve të raportuara. Organizata që mori në përdorim portin ka deklaruar kalim në likuidim në vitin 2021, por infrastruktura vijon të administrohet nga i njëjti grup. Emra të lidhur me këtë aktivitet janë përmendur në hetime dhe arrestime jashtë vendit për trafik droge. Çështja ka ngritur debat mbi zbatimin e kontratës, respektimin e udhëzimeve për menaxhimin e infrastrukturës publike dhe nivelin e kontrollit institucional në një pikë strategjike portuale.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama përbetohet për luftë kundër trafikut të drogës dhe nënshkruan marrëveshje kontrolli e sigurie me ndërkombëtarët, grupi i mirënjohur i trafikantëve që drejton Gjergj Luca, ka marrë një bazë portuale ku nuk ushtrohet kontroll.

Informacionet e ardhura në “Pamfleti” nga burime policore, bëjnë me dije se në Portin e Peshkimit në Durrës, që ka marrë në përdorim shoqata e peshkatarëve, nuk ka kontroll shtetëror.

Sepse prej muajit janar 2021, në Portin e Peshkimi në Durrës, është hequr shërbimi i kontrollit të Policisë së Shtetit, Roja Kufitare, shërbimi i kontrollit migrator dhe i Kapitenerisë së Porteve,  që e kanë dytrim të jenë prezent e në aktivitet “non stop”.

Madje nuk kryejnë shërbime të hapura e të fshehta, as agjenci të tjera të monitorimit, gjurmimit të veprimtarive kriminale ndërkufitare e të sigurisë kombëtare, si SHISH, Anti-trafiku, Anti-terrori, Anti-kontrabanda e Hetimi Doganor.

Porti i Peshkimit në Durrës pa kontroll shtetëror, koncesioni

Në muajin korrik 2020, kryeministri Edi Rama ia dha me koncesion për 30 vite trafikantit Gjergj Luca, 3 bashkëpunëtorëve të tij trafikantë Qemal Beu, Dorjan Beu e Syrjan Tola dhe 6 peshkatarëve të tjerë, portin e peshkimit në Durrës me sipërfaqe 130 mijë m2, në emër të Organizatës së Menaxhimit të Portit të Peshkimit.

Tetë muaj pas aktivitetit, konkretisht më 26 shkurt 2021, Gjergj Luca dhe ortakët e tij peshkatarë e trafikantë; Qemal Beu, Dorjan Beu e Syrjan Tola, duke u bërë presion 6 ortakëve të tyre, e kaluan në proces likuidimi fiktiv organizatën e peshkimit.

Shkak u bënë informacionet që DEA, Europol, Anti-mafia dhe Drejtësia Italiane, i dërguan policisë e agjencive shqiptare të anti-krimit dhe sigurisë, për trafikimin e drogës nëpërmjet anijeve të organizatës së peshkimit me qendër në Durrës.

Por prej 4 vitesh, grupi “Luca-Beu”, nuk e kanë dorëzuar Portin e Peshkimit, duke vazhduar aktivitetin e tregtar portual të peshkimit dhe trafikimit të drogës e kontrabandës, ndërsa institucionet kontraktuese të qeverisë, nuk guxojnë t’u marrin Portin e Peshkimit, sepse e dinë që peshkatari trafikant Gjergj Luca është mik i kryeministrit Edi Rama.

Më 19 tetor 2023, policia italiane njoftoi për arrestimin në flagrancë me sasi kokaine, 3 trafikantë shqiptarë, konkretisht Emirjan Beu, Dorian Beu e Syrjan Tola, ortakët e trafikantit Gjergj Luca në biznesin e Portit të Peshkimit, dy prej të cilëve janë djemtë e Qemal Beut, ortak dhe drejtues i oganizatës së peshkimit.

Qysh më 21 janar 2023, SPAK kishte lëshuar urdhër-arreste për 3 ortakët e Gjergj Lucës, por të njoftuar nga Policia e Shtetit para arrestimit, ata ishin larguar në Itali, ku vazhduan aktivitetin e trafikimit të drogës dhe u arrestuan atje.

Sipas Udhëzimit Nr. 6, datë 7 maj 2018, Për format dhe procedurat e trasferimmit e menazhimit të infrastrukturës publike të peshkimit nga subjekte private; grupit të Gjergj Lucës, i duhej hequr Porti i Peshkimit qysh në muajin shkurt 2021, kur ata deklaruan kalimin në likuidim.

Por qeveira nuk po ua heq Portin e Peshkimit, të investuar me 12 milionë Euro kredi nga Banka Islamike, ndërsa Gjergj Luca dhe grupi i tij, vazhdojnë të japin me qira magazinat doganore, sheshet, kalatat e godina të tjera të portit, duke i futur milionat në xhepat e tyre dhe bëjnë lirshëm trafik droge në mungesë të policisë./Pamfleti

 

porti i peshkimit koncensioni 30 vjeçar trafik droge

1 Komente

  1. K
    Kopi Toli.

    Denoncojini në Qeveri dhe ne Polici! Keto shkrime, nuk vlejnë!????????

    Lini një Përgjigje